Arcana imperii

Shprehja latine arcana impèrii do të thotë tekstualisht "sekretet e pushtetit", "sekretet e sundimit", ose "sekretet e shtetit".

Përdorimi

Gjashtëqintën juristi Clapmarius dallonte midis jura sive arcana imperii nga arcana dominationis[1]: të parat ishin themelet e përbotshme të shteteve, domethënë që atyre u garantonin mbijetesën; ndërsa të dytët ishin parimet e fshehta sipas të cilave frymëzohen qeveritarët për të mos u larguar nga pushteti, që varen nga forma e res publica.[2]

Revolucioni Francez kreu një shkëputjen drejtuar «jo vetëm arcana imperii (impianti institucional i monarkisë absolute), por edhe (madje edhe më shumë) arcana juris, ose më saktë arcana imperii të përfshira te arcana juris».[3] "Idea që pushteti i gjykaësit rrjedh drejtpërdrejtë nga vlerat e përbotshme, e drejtë natyrore e njeriut, e gjente formën në identifikimin midis arcana juris dhe arcana majestatis, që i përket jurisprudencës natyrore të fundit të Shtëtëqintës. Një konceptim që i caktonte juristit rolin strategjik të ruajtësit dhe interpretuesit të vetëm të atij rendi hyjnor, nga i cili rrjedh e drejta".[4]

Burimi

Ajo gjendet në dy pasazhde të veprës së Publius Kornelius Tacitit, përktësisht te Historiae (I, 4) dhe te Annales (II, 36).

Pasazhi i Annales është pasuesi: «U verifikua pastaj një kundërvënie midis Gallit dhe Çezarit. Galli propozonte që të mbaheshin zgjedhjet e magjistratëve për pesë vitet pasuese, dhe që legati të legjioneve në detyrë para ushtrimit të preturës, ishin që atëherë të caktuar pretorë dhe që princeps tregonte dymbëdhjetë kandidatët për secilin nga pesë vjetët. Një propozim i till depërtonte pa dyshim më në thellësi dhe synonte të vinte në provë caktimet sekretepushtetit. Tiberi gjithësesi diskutoi sikur të ishte në lojë rritja e pushtetit të tij. U përgjigj se të zgjidhje shumë kandidatë dhe të shtyje shumë ishte e rëndë për modestinë e tij
Et certamen Gallo adversus Caesarem exortum est. Nam censuit in quinquennium magistratuum comitia habenda, utque legionum legati, qui ante praeturam ea militia fungebantur, iam tum praetores destinarentur, princeps duodecim candidatos in annos singulos nominaret. Haud dubium erat eam sententiam altius penetrare et arcana imperii temptari. Tiberius tamen, quasi augeretur potestas eius, disseruit: grave moderationi suae tot eligere, tot differre.Publius Kornelius Taciti, Annales II, 36.[5]

Ndërsa te Historiae lexohet: «Nëse fundi i Neronit ishte zgjidhur, në vend, një shpërthim gëzimi, kishte provokuar reagime të ndryshme, jo vetëm në Romë midis senatorëve, popullit dhe ushtarëve të garnizonit, por në të gjitha legjionet dhe midis komandantëve të tyre: tani ishte vetë dija e përhapur e një parimi të pushtetit deri atëherë sekret, që mund të bëheshe perandor edhe jashtë Romës
Finis Neronis ut laetus primo gaudentium impetu fuerat, ita varios motus animorum non modo in urbe apud patres aut populum aut urbanum militem, sed omnis legiones ducesque conciverat, evulgato imperii arcano posse principem alibi quam Romae fieri.Publius Kornelius Taciti, Historiae, Liber I, 4.[6]

Në atë rast të rrëfyer nga Taciti, në fakt, vdekja e tiranit Neron në vitin 68 të e.s. (pas revoltës së Gaius Julius Vindeksit dhe pastaj të Servius Galba Çezar Augustit) kishte hapur një krizë të përgjithshme qeverisjeje në Perandorinë Romake, që në kohë të shkurtër çoi në luftë civile.[7] Përballë faktit që shpalljet e perandorëve tashmë ndodhnin larg nga Urbs dhe pasimet vendoseshin me ndeshje në fushën e betejës midis aspiruesve për fronin, u shfaq dukshëm se senati tashmë ishte i pafuqishëm dhe pasi forca dhe vetë zgjedhja princeps matej në bazë të besnikërisë së ushtrisë.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. Arnoldus Clapmarius (1605). De arcanis rerumpublicarum libri sex (në latinisht). Bremen: officina typographica Johannes Wesselii.
  2. Roberto Bordoli (2012). "Tra democrazia apparente e tirannia. Spinoza e la letteratura repubblicana". Intersezioni (në italisht). 3: 331–354. doi:10.1404/38379.
  3. Francesco Di Donato (2011). "La Costituzione fuori del suo tempo. Dottrine, testi e pratiche costituzionali nella Longue durée". Quaderni costituzionali (në italisht). 4: 895–928. doi:10.1439/36123.
  4. C. Castellano (2004). Il mestiere di giudice. Magistrati e sistema giuridico tra i francesi e i Borboni (1799-1848) (në italisht). Bolonja: Il Mulino. fq. 67.
  5. Publius Kornelius Taciti, Ab Excessu Divi Augusti (Annales), II, 36
  6. Publius Kornelius Taciti, Historiae, Liber I, 4.
  7. Giuseppe Zecchini. "Il ruolo dei soldati nella mancata conquista della Germania" (PDF). Portale.unipa.it (në italisht). Universita degli Studi di Palermo.

Bibliografia