Rogatio

Gjatë Republikës Romake, një rogatio (nga folja latine rogo, "pyes, paraqes një çështje") ishte një pjesë e propozuar legjislacioni. I gjithë legjislacioni gjatë republikës vendosej para një asambeje popullore. Proçedura e rogatio theksonte faktin se Senati Romak mund të nxirte dekrete, por nuk ishte ligjvënës. Vetëm populli, i organizuar në një asamble, mund të kalonte ligje.[1]

Një magjistrat me jus contionandi mund të thirrte një contio, një asamble informale të popullit, para të cilës ai mund të shpallte ligje të reja.[2] Propozuesi i një akti ligjor ishte lator i tij; një mbështetës ishte një auctor.[3] Pasi një magjistrat shpallte një projekt-ligj, nën Lex Caecilia Didia të vitit 98 p.e.s., duhet të kalonte një trinundium. Një trinundium nënkuptonte tre ditë tregu.[2] Menjëherë para një asambleje thirrej për të votuar mbi një projekt-ligj, një contio e posaçme thirrej në mënyrë që të mund të zhvillohej një debat mbi propozimin. Kur ai debat mbaronte, contio bëhej menjëherë asambleja që mund të votonte mbi atë çështje.[4]

Me vetëm pak përjashtime, asambleja kryesore legjislative ishte comitia tributa.[5] I thuhej të ndahej në grupet përkatëse (descedite, Quirites), contio organizoheshin në asambletë përkatëse legjislative.[6] Pastaj, pas një lutjeje fillestare, magjistrati kryesues hapte votimin duke e pyetur popullin velitis, iubeatis ... vos, Quirites, rogo ("A doni, a vendosni?, ... U pyes, qytetarë").[7] Secila tribu (fis) pastaj thirrej nëpërmjet një rendi të vendosur me short;[8] centuries votonin sipas një rendi të paracaktuar me centuries më të pasura që votonin të parat.[9] Qytetarët në secilin fis pastaj votonin ose uti rogas ("siç pyetët") ose antiquo ("kundërshtoj").[7] Kur arrihej shumica, votimi përfundonte dhe të gjitha fiset, që nuk kishin votuar akoma shpërndaheshin.[10]

Tribunët e Plebejëve dhe magjistratët e tjerë, në mënyrë më të posatshme konsujt, mund të vendosnin veton proçedimeve, por vetëm para hedhjes së shortit për rendin në të cilin fiset do të votonin. Gjithashtu nuk ishte e pranueshme që projekt-ligjeve tu vihej vetoja nga secili magjistrat pa diskutim.[6] Kërcënimet e vetos kundër një projekt-ligji apo mungesa e përgjithshme e popullaritetit mes popullit, zakonisht çonte në tërheqjen e projekt-ligjit.[11] Nëse një projekt-vendim kalonte (rogatio lata est), ai bëhej një ligj (lex) pasi magjistrati kryesues bënte një shpallje formale (renuntiatio) të vendimit të asamblesë.

Në Republikën e hershme Romake, Senati duhet të miratonte kushtetueshmërinë e një ligji, para se ai të vihej në jetë; pas kalimit të Lex Publilia Philonis në vitin 339 p.e.s., i cili kërkonte që të paktën një nga dy censores të ishte një plebe, ky miratim (patrum auctoritas) kërkohej përpara se projekt-vendimi të vihej për tu votuar në asamble. Me masa kundërthënëse, sidoqoftë, Senati ndonjëherë e anashkalohej. Nëse projekt-vendimi i propozuar kishte të bënte me shpalljen e luftës, ai duhet të çohej përpara comitia centuriata.[12]

Të gjitha kopjet e statuteve, ligjeve të propozuara dhe dokumentet e tjera publike rregjistroheshin në aerarium në kujdestarinë e kuestorëve urbanë.[13]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Millar 1998, ff. 157–58.
  2. 1 2 Mouritsen 2001, f. 38.
  3. ↑ Millar 1998, f. 26.
  4. ↑ Mouritsen 2001, ff. 38–39.
  5. ↑ Lintott 1999, f. 55, vëren se "pothuajse i gjithë legjislacioni" vendosej para tribuve.
  6. 1 2 Lintott 1999, f. 46.
  7. 1 2 de Libero 2006.
  8. ↑ Mouritsen 2001, f. 19.
  9. ↑ Lintott 1999, f. 48.
  10. ↑ Lintott 1999, ff. 60–61.
  11. ↑ Andrew William Lintott (1992). Judicial Reform and Land Reform in the Roman Republic (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 6–7. ISBN 978-0-521-40373-3. Lintott beson se Ciceroni e tepron shtrirjen në të cilën plebs mund të ndikonin tërheqje.
  12. ↑ Fergus Millar (2002). Rome, the Greek World, and the East (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 116.
  13. ↑ Lintott 1999, f. 137.

Bibliography