Arti Ravenas

Arti Ravenas është prodhimtaria artistike që pati si qendër Ravenën në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe Mesjetën e Hershme, kur qyteti qe kryeqytet i Perandorisë Romake Perëndimore (402-476), i Mbretërisë Ostrogote (493-540) dhe i Ekzarkatit bizantin të Italisë (584-751). Dëshmitë artistike ravenase që kanë mbijetuar tregojnë një stil të veçantë arkitekturor, skulpturor në fildish dhe në artin e mozaikut, të frymëzuar nga estetika neoplatonike që synonte ngritjen shpirtërore dhe kontemplative.[1][2][3]
Ravena është pajisur veçanërisht me disa nga shembujt më të mirë të artit mozaikor të të gjithë Evropës dhe pellgut mesdhetar në një hark kohor prej gati dy shekujsh (shekulli V-VI), pasi gati tërësia e dëshmive bashkohëse në Perandorinë Romake Lindore do të shkatërroheshin në shekullin e VII me periudhën e ikonoklastisë.
Nga periudha e shkëlqyer e lulëzimit artistik të Ravenës mbeten dis monumente të shpallura trashëgimi botërore nga UNESCO.
Kryeqytet i ri
Honoriusi do ta mirte Perandorinë Romake Perëndimore pas vdekjes së babait të tij, Teodosit të I (395), ndërsa vëllait të tij, Arkadit iu besua Perandoria Romake Lindore. Kryeqyteti perandorak atëherë gjendej në Mediolanum (Milano), por nën kërcënimin e visigotëve të mbretit Alariku I, do të zhvendosej në Ravena, që paraqiste një varg përparësish:
- Lidhje më të mira me Lindjen nëpërmjet portit të Classe përballë një rrjeti rrugor po aq të përshtatshëm romak
- Mbrojtja, mbi të gjitha, e ofruar nga laguna kënetore që e rrethonin qytetin, që e bënin faktikisht të papushtueshme.
Me kalimin e selisë peshkopale nga Classe në Ravena në fund të shekullit të IV, do të nisej një katedrale e re, Katedralja Ursiane (nga emri i peshkopit Orso (Ursus) (†rr. 396)), nga e cila mbijetojnë mbetjet e përfshira në Katedralen e tanishme të Ravenës dhe në Muzeun e bashkangjitur arkipeshkor.
Pagëzimorja Neoniane (apo Pagëzimorja e San Giovanni in Fonte)

Pak a shumë njëkohësisht do të ndërtohej edhe Pagëzimorja Neoniane (nga emri i peshkopit Neon, që rreth vitit 458 do ta dekoronte me mozaikë) apo e Ortodoksëve (për ta dalluar nga Pagëzimorja pasuese e Arianëve), që gjendet edhe sot përkrahë katedrales.
Nëpërmjet fundosjes tipike të Ravenës sot është groposur me rreth 2 metra; në planimetri paraqet formë tetëkëndore, së jashtmi ka një veshje të thjeshtë në tulla me lezena dhe harkada të verbëra që i përkasin ndërtimit origjinal dhe do të rimereshin nga modele veriore (p.sh.: Bazilika Palatine e Kostandinit në Trir apo Bazilika e San Simpliciano-s në Milano).
Tavani, fillimisht i sheshtë, do të zëvendësohej me një kupolë (e lehtësuar nga tuba balte) rreth vitit 458 nga peshkopi Neon, i cili do të mundësonte edhe dekorimin me mozaikë. Në veçanti në tavan, midis tre unazash paraqiten subjekte të ndryshme:
- Unaza e jashtme, me sfond të kaltër, paraqet një vargë arkitekturash fiktive tripjesëshe, që krijojnë një efekt alternues midis të lugtave dhe të mystave; në qendër të kamareve gjenden tetë altare, nga të cilët katër me ungjijë të hapur të ungjilltarëve të alternuar me katër frone me simbole të Krishtit (hetomasia).
- Fasha e dytë është më interesantja dhe paraqet dymbëdhjetë apostujt në sfond të kaltër, me veshje (toga dhe pallium) të alternuara në ngjyra të bardha dhe të arta. Dhjetë apostuj kanë një kurorë mes duarve, ndërsa Pjetri çelësat dhe Pali rrotullën e ligjit. Imazhet paraqesin gjithësesi një konsistencë plastike dhe një ndjesi lëvizjeje, që dëshmojnë raportet e pandërprera me mjedisin romak; njëkohësisht tregues i raporteve me botën bizantine janë polikromia e gjallë, monumentaliteti dhe hieracitetit i figurave. Apostujt nuk paraqesin brerore dhe ndahen nga intervale shandanësh, që simbolizojnë Pasionin e Krishtit.
- Në rrethoren qendrore, në sfond të artë, gjendet skena e Pagëzimit të Jezusit me Shën Gjon Pagëzorin në aktin e dhënies së sakramentit Krishtit të zhytur deri në mes në Jordan; nga lumi shfaqet edhe një personifikim në të djathtë, i nëvizuar nga shkrimi Iordañ, ndërsa mbi Krishtin qëndron pëllumbi i Shpirtit të Shenjtë. Fytyrat e Jezusit dhe të Pagëzorit do të rimodeloheshin në shekullin e XVIII nga restauratori roman Felice Kibel, prandaj pjesa qendrore e skenës, me konture të dukshme, nuk është më ajo origjinale. Në veçanti pagëzimi kryhej nëpërmjet zhytjes siç mund të vërehet në Pagëzimoren e Arianëve.
Edhe faqet e mureve të pagëzimores paraqesin një dekorim të pasur me stuko, afreske, mozaikë dhe mermerë polikromikë, që ka referime të tjera krahasuese në monumentet ravenase të Artit Paleokristian.
Periudha e Gala Placidias
%252C_daughter_of_the_Roman_Emperor_Theodosius_I%252C_Ravenna%252C_Italy_(19521759022).jpg)
Fillimisht perandi Honorius zgjodhi Ravenën si kryeqytet të përkohshëm të Perandorisë Romake të Perëndimit, sepse ishte më e mbrojtshme nga trysnitë barbare përkundrejtë Milanos. Vetëm gjashtë vjetë pas kësaj zgjedhjeje, në vitin 410 do të ndodhte Plaçkitja Visigote e Romës.
Me vdekjen e Honoriusit (423) qyteti hyri në orbitën e regjentes Gala Placidia, që e qeverisi për llogari të të birit akoma të mitur, Valentiniani III. Kësaj periudhe i përket shndërrimi i Ravenës në kryeqytet të shkëlqyer dhe qytet i krishter, një proçes të cilin Honoriusi nuk mund ti kushtonte shumë, pasi ndër të tjera ishte i angazhuar të mbronte kufijtë e perandorisë nga barbarët dhe popullsi të tjera.

Kisha e San Giovanni Evangelista
Afër zonës së mundshme të rezidencës perandorake (Regio Caesaris, ndoshta afër të ashtuquajturit Pallat të Teodorikut, në të vërtetë një kishë) Gala Placidia pas vitit 426 do të ndërtonte Kishën e San Giovanni Evangelista; megjithëse mjaft e rimodeluar ajo është shumë e rëndësishme për dy elemente me prejardhje tipike bizantine: dy mjediset drejtkëndore që përfshijnë navatat anësore (të quajtura pastoforia dhe me funksion të ngjashëm me atë të sakristisë) dhe përdorimi i pulvinëve (trungje piramidale të përmbysura) me kapitelet e kolonave, që i japin më tepër elegancë këtyre të fundit. Edhe prania e dritareve në katin përdhes, përveç se lartë, është një element tipikisht ravenas.
Mauzoleu i Gala Placidias
.jpg)
Krijimi më i famshëm i kësa periudhe është i ashtuquajturi Mauzoleu i Gala Placidias, në të vërtetë një sacellum kushtuar Shën Lorencit (si do të bënte të mendohej një mozaik i brendshëm), pasi burimet tregojnë se Gala Placidia vdiq dhe do të varrosej në Romë.
Edhe këtu si në monumentet e tjera ravenase, fundosja e ka ulur shumë strukturën origjinale, që sot shfaqet me tavanin e krahëve më pak se dy metra nga toka, por më parë ishin mjaft të larta. Brendësia është e dekoruar pasurisht nga një cikël mozaikësh që, megjithëse të restuaruar periodikisht shekull pas shekulli, tani gjendet i plotë.
Kupola qendrore e mbizotëron ndërtesën, dhe ka anash katër luneta, ndërsa tre luneta të tjera gjenden në skajin e krahëve, ndërsa voltat barrelë të krahëve janë mbuluar nga një tapet i stilizuar në sfond të kaltër me ndikim iraniko-sasanid.
Në qendër të kupolës gjendet Kryqi në një tapet yjesh në sfond të kaltër, ndërsa në katër këndet gjenden simbolet e ungjilltarëve. Lunetat e kupolës paraqesin çifte shenjtorësh dhe apostujsh, me krahët të ngritur në adhurim drejtë qendrës ideale të ndërtesës, Kryqit.
Te krahët spikasin lunetat e viriut dhe të jugut, me Shën Lorencin dhe me të famshmin Bari të Mirë, do me thënë Krishtin, të paraqitur pa mjekërr, i ulur mbi një shkëmb dhe i rrethuar nga dhëntë që drejtohen nga ai. Luneta perëndimore është dekoruar nga drerë midis degë pemësh që krijojnë një krua (të mbështetura në një pasazh të Psalmeve ashtu si një dre kërkon ujë, ashtu dhe shpirti kërkon Zotin).
Paraqitja, e pasur me ngjyra, tregon përsëri aftësinë për të krijuar volume dhe organizimin realist në hapsirë të trupave, me figura në plan të parë dhe të dytë, sipas një stili akoma të lidhur me artin e lashtë. Nuk mungojnë referimet ndaj simboleve kristiane, si pëllumbat që pinë në burim (simbol i shpirtrave të krishtera që pijnë nga hiri hyjnor) dhe drerë.
Periudha e Teodorikut

Në vitin 476 mbreti i herulëve, Odoakri rrëzoi perandorin e fundit romak, Romul Augustulin, në datën që në vijim, megjithëse me rëndësi relative për bashkëkohësit, do të bëhej kufiri tradicional midis Periudhës Antike dhe Mesjetës. Odoakri përfaqësoi një parantezë të shkurtër dhe shpejtë do të mundej nga Teodoriku, mbreti i ostrogotëve, i dërguar nga perandori bizantin Zenoni si i rritur në oborrin e Kostandinopojës, me një arsimim të natyrës klasike.
Sapo i mundi kundërshtarët, Teodoriku u shpall Patric i Lindjes dhe Mbret i Ostrogotëve dhe mori kontrollin e territoreve italiane nga Ravena, duke refuzuar ti dorëzonte territoret e pushtuara Perandorisë Lindore Romake. Bonifikoi një pjesë të territorit përreth qytetit dhe pati si këshilltarë njerëz me kulturë të madhe, si Flavius Magn Aurelius Kasiodori, Anicius Manlius Torkuat Severin Boetiusin dhe Magn Feliks Enodiusin, që e ndihmuan të organizonte mbretërinë e tij në mënyrë të ndryshme nga mbretëritë tipikisht "barbare".
Pagëzimorja e re
Duke qenë me besim arian, vendisi ti bënte të bashkëjetonin paqësisht gotët (pikërisht të besimit arian) dhe latinët ("ortodoksë", në kuptimin që ishin ndjekës doktrinës kanonike), por duke i mbajtur dy etnitë të ndara. Kjo zgjedhje do të bënte që të krijoheshin lagje të veçuara dhe ndërtesa të dyfishta kulti në qytet. Pallati i Regio Caesaris do të zgjerohej dhe do të ndërtohej një bazilikë për arianët (Kisha e tanishme e Santo Spiritos), dhe një pagëzimore, tani e quajtur Pagëzimorja e Arianëve, për ta dalluar nga Pagëzimorja Neoniane. Përkundrejtë mozaikëve të mëparshëm të kupolës së pagëzimores tjetër, sipërfaqja është më e vogël, prandaj unazët koncentrike janë vetëm dy, me një dekorim të ngjashëm me tjetrën (dymbëdhjetë apostujt në aktin e ofrimit të kurorave dhe rrobave të ndarë nga palma[a] në vend të shandanëve, froni i zbrazur i hetimasisë, Pagëzimi i Krishtit me Shën Gjon Pagëzorin, personifikimin e Jordanit dhe pëllumbi i Shpirtit të Shenjtë) por e thjeshtëzuar, me figura më statike dhe përsëritëse në pamje, me veshje më të thjeshta (vetëm toga të bardha), volume të sheshta dhe kaligrafike (palosjet duken vetëm të vizatuara).

Spikat gjithashtu pohimi tashmë mbizotërues i fundit të artë, që po imponohej në të gjithë botën mesdhetare, si mjet për të paraqitje më abstrakte dhe simbolike, të përmbytur nga një dritë të botës së përtejme, në përputhje me konceptimin filozofik të Plotinit, sipas të cilit bukuria estetike duhet ta ngrinte në shpirtin intelektual, që i tejkalon format e përmasave mondane duke i zbutur kontrastet, duke nxitur soditjen asketike të Njëshit.[1][2][3]
Sant'Apollinare Nuovo
.jpg)
Afër pallatit do të ndërtohej Bazilika e Sant'Apollinare Nuovo (fillimi i shekullit të VI), e përdorur me gjasa si kishë palatine. Bazilika ka tre navata me plan gjatësor dhe me dritare si në kleristor ashtu dhe në katin përdhe, sipas tipologjisë së zakonshme ravenase. Dymbëdhjetë kolonat që ndajnë navatat, janë prej mermeri prokones dhe me kapitele korintike të skalitur në Bizant, të kryesuara nga pulvinë. Dekorimi me mozaikë është i pasur dhe megjithëse kanë humbur në absidë, janë të ruajtura mirë tre fashat gjatësore që shtrihen mbi harkadat që ndajnë navatat, edhe pse vetëm ato të sipërmet dhe një pjesë e atyre të poshtme i përkasin Periudhës së Teodorikut (pjesa tjetër do të zëvendësohej një shekull më vonë nga të dërguarit e Justinianit).
Fasha më e lartë dekorohet nga një varg kuadresh më intervale me motive alegorike të një pavijoni me dy pëllumba. Kuadret paraqesin skena nga jeta e Krishtit dhe janë veçanërisht të përpiktë në hollësi, edhe pse në lashtësi gjendeshin akoma më lartë (për shkak të fundosjes) dhe kështu leximi i tyre ishte përgjithësisht i kufizuar.

Disa skena lejojnë të dallohen disa evoluime të artit të mozaikut në Periudhën e Teodorikut: skena e Krishtit që ndan dhëntë nga dhitë përngjason me atë të Bariut të Mirë të Mauzoleut të Gala Placidias, por dallimet janë të konsiderueshme (ka kaluar pak më pak se një shekull): figurat nuk janë më të organizuara në një hapsirë në thellësi, por paraqiten të shtypura njëra mbi tjetrën, me shumë thjeshtëzime (disa kafshë nuk kanë as këmbët). Paraqitja e ngurtë ballore dhe humbja e volumit te Krishti dhe te engjëllit mbreson një ndjenjë të panohueshme hiratike. Në skenën e Darkës së Fundit Krishti dhe apostujt janë paraqitur ngjashmërisht me paraqitjet romake paleokristiane, dhe përmasat hierarkike (Krishti më i madh se figurat e tjera) duke hyrë në stilin e Artit të Antikitetit të Vonë "provincial" dhe "plebe".
Themelorë mbeten mozaikët që zbukurojnë navatën kryesore. Dekorimi është i ndarë në të dy krahët, në tre radhë: lartë, me intervale kamaresh të kryesuara nga pëllumba dhe kurora, janë paraqitur në panele drejtkëndore, skena të Pasionit dhe me Mrekulli dhe Parabola të Krishttit; në pjesën qendrore, midis dritareve ka figura profetësh; në atë të poshtme, djathtas, një varg i gjatë shenjtësh martirë, të drejtuar nga Shën Martini dhe që drejtohet nga Krishti i ulur në fron midis katër engjëjsh; majtas, një varg analog shenjtoresh virgjëresha. Fasha më e ulët, më e madhja, është edhe ajo e modifikuar më tepër nga bizantinët, pasuesit e Teodorikut.
.jpg)
Me gjasa përmbante skena të lidhura me kultin arian që do të fshiheshin tërësisht nga restauratorët e orodoksisë. Megjithatë, nga periudha e parë mbeten skenat e famshme të paraqitjes së Portit të Klases dhe të Palatium teodorikian në Ravena, të vendosura në pjesën më të afër hyrjes së kishës në mënyrë pasqyrore në të dy anët (e para majtas, e dyta djathtas duke parë nga altari). Në të parën vërehet një këndvështrim i pazakontë "në fluturim zogu", për të theksuar gjerësinë që paraqet një stilizim të shquar, edhe në shtëpitë e qytetit të dalin nga muret; edhe e dyta shfaq një paraqitje jo natyrorore, pa interes në paraqitjen realiste të pamjes së ndërtesës.
Në të dyja paraqitjet do të fshiheshin për njëfarë damnatio memoriae të gjitha figurat njerëzore (me shumë gjasa vetë Teodoriku dhe anëtarët e oborrit të tij): vërehen pjesë të mëdha ngjyrash letësisht të ndryshme (si provë e një rindërtimi të ndodhur në një kohë të dytë) qoftë në muret e Klase, qoftë në harkadat e pallatit, ku tashmë shfaqen tenda. Për më tepër mbi kolonat e bardha të pallatit kanë mbetur gjurmë të shumta të pakundërshtueshme të duarve që dalin aty këtu.

Kapela Arkipeshkvnore
Kapela e Pallatit Arkipeshkvnor të Ravenës është një kapelë e vendosur në katin e parë të Pallatit Arkipeshkëvor (tashmë seli e Museo Arcivescovile di Ravenna).
Kapela është futur që nga viti 1996 në listën e vendeve italiane të trashëgimisë botërore nga UNESCO, në brendësi të vargut të vendeve të quajtura "Monumentet paleokristiane të Ravenës".
Monumenti i vetëm me natyrë ortodokse që u ndërtua gjatë mbretërimit të Teodorikut, Kapela Arkipeshkvore, e njohur edhe si Cappella di Sant'Andrea, është oratori i lashtë i peshkopit ravenas, e urdhëruar nga peshkopi Pietro II dhe kushtuar Shën Pjetër Fjalartit, arkipeshkvi i Ravenës nga viti 433 deri në vitin 450. Kapela do të përurohej në vitin 495.
Kapela Arkipeshkvnore vezake paraqitet me një plan në formë kryqi, të pajisur me një vestibul tërësisht prej mermeri në pjesën e poshtme dhe të pasur me mozaikë me veçori të jashtëzakonshme në atë të sipërme.
.jpg)
Shumë i dukshëm është mesazhi anti-arian i përmbajtur në punimin në mozaik të atriumit, që paraqet Jezusin Luftëtar, me kryqin në sup, në aktin e dëbimit të bishave të herezisë, akt shpagimi ideologjik kundër mbizotërimit të qeverisë së atëhershme ariane të Teodorikut.
Në voltën me vela imazhet e katër kryeengjëjve të traditës biblike më të vjetër – Mihaili, Gabrieli, Rafaeli dhe Urieli – që mbajnë një klipe me monogramën kristologjike, të zhytur në degnaja të banuara (do me thënë të populluara nga kafshë, në këtë rast zogj të vegjël, simbol i kontekstit parajsor), ndërsa në hapsira rezultuese futen simbolet e katër ungjilltarët, të përfaqësuar nga librat e tyre përkatës të ungjijve, për të nënvizuar që besimi autentik i krishter është ai i krishtërimit kryesor zyrtar.
Nën harqe janë paraqitur busti i Krishtit, i gjashtë shenjtëve (djathtas) dhe gjashtë shenjtoreve (majtas) të kohës së martirëve, mesazh i mëtejshëm që thekson natyrën ortodokse të këtij monumenti, kaq domethënës për Artin Ravenas të Periudhës Teodorikiane.
Mauzoleu i Teodorikut
Jashtë qytetit, pranë nekropolit rezervuar gotëve, Teodoriku do të ndërtonte rreth vitit 520 mauzoleun e vetë, që gjendet e dhe sot i izoluar në afërsi të qendrës së Ravenës. Mbi të gjitha dallonte nga të gjitha ndërtesat e tjera të Ravenës për faktin se nuk është ndërtuar me tulla, por me blloqe gurësh të Istrisë. Ka plan qendror, duke rimarë tipologjinë e mauzoleve të tjerë romakë, dhe karakterizohet nga dy rende: i pari është së jashtmi dekagonal me kamare për secilën faqe, të mbuluara nga harqe solide të plota, ndërsa në brendësi është kryqiformë; i dyti është i vogël dhe më parë ishte i rrethuar nga një deambulator, nga i cili kanë mbetur vetëm gjurmë në bashkangjitjen e harqeve me faqet dhe ka formë decagonale së jashtmi dhe rrethor së brendshmi, ku ishte vendosur sarkofagu me mbetjet e Teodorikut.
Karakteristikat më mbresëlënëse të ndërtesës përbëhen nga çatia, ku ndodhet një monolit i vetëm në formë kapuçi, i bartur nëpërmjet detit dhe i vendosur mbi ndërtesë me dymbëdhjetë doreza, dhe ku gjendet një fashë dekorative me një motiv "në formë dare", dëshmia e vetme në Ravena i një dekorimi të huazuar nga argjendaria barbare më shumë se nga repertori romako/bizantin.
Periudha e Justinianit

Pas vdekjes së Teodorikut (526), toleranca e perandorëve bizantinë përkundrejtë arianëve tashmë kishte përfunduar (në zbatim të Këshillit të Parë të Nikesë) dhe me ngjitjen në pushtet të Justinianit, perandori i ri do të niste të ashtuquajturat Luftëra Gotike (535-553), që do ta vinin në zjarr dhe hekur Gadishullin Italian duke përfunduar në vitin 553 me bashkimin (sado që jetëshkurtër) në duart e basileus bizantin të Perandorisë Perëndimore dhe Lindore.
Në vitin 554 Justiniani do ta shpallte Ravenën kryeqytet të Italisë: një pozicion i rëndësisë së dorës së parë, por megjithatë nën pushtetin e Kostandinopojës. Një nga shqetësimet e para të bizantinëve qe ai i zhdukjues së kujtimit të "uzurpimit" ostrogot dhe të Arianizmit.
Rinovimi i Sant'Apollinare Nuovo
Për sa i përket Bazilikës së Sant'Apollinare Nuovo, peshkopi Agnello do ta ridekoronte rreth viteve 560-570 duke e pajtuar me kultin e krishtërimit zyrtar, duke i pastruar imazhet apo duke e rindërtuar nga e para. Qe në këtë periudhë që do të fshiheshin personazhet në fashën e poshtme të kishës (në Palatium dhe në portin e Klases) dhe që do të shtoheshin vargjet e famshme të Shenjtoreve Virgjëresha dhe Shenjtët Martirë: të parat gjenden në të majtë duke parë drejtë altarit dhe janë të drejtuara nga Mbretërit Magë drejtë Shën Mërisë me Fëmijën; të dytët, në të djathtë, ecin drejtë Krishtit në fron të udhëhequr nga engjëjt.
Stili i mozaikëve do të evoluonte më tej drejtë një solemniteti më të madh dhe statike hieratike, në të njëjtën mënyrë me artin bashkohës bizantinë, me përsëritjen e motiveve (të dekorimit dhe të vetë figurave) në një fund verbues të praruar. Veshjet janë të pasura por të gjitha njëlloj, të konturuara në fund.
San Vitale
Por kantieri më i rëndësishëm i Periudhës Bizantine do të ishte Bazilika e San Vitales, e realizuar duke nisur që kur Teodoriku ishte akoma në jetë, midis viteve 522 dhe 547, në zonën veri-lindore të qytetit, afër kompleksit monumental që përfshinte edhe Mauzoleun e Gala Placidias.

E nisur ndoshta në periudhën e peshkop Eklesios, do të përfundohej nga Maksimiani, falë dhurimit të madh të bankierit Giuliano l'Argentario që do ti ofronte 26.000 soldë (për kët do të paraqitej në një mozaik pranë perandorit Justinian).
Kisha shënoi një shkëputje nga bazilikat tipike gjatësore të Ravenës dhe, në planin me bazë qendror (në këtë rast tetëkëndor), përgjanson Kishën e Shenjtëve Shirgj dhe Bak në Kostandinopojë, prej pak vitesh më e hershme, apo martirionë të tjerë bashkëkohës.
Brendësia e kishës paraqet një deambulator që vërtitet përreth një bërthame qendrore me plan rrethor, me shtylla dhe kolona mbi dy rende (në katin përdhes dhe në matroneum). Kupola me tamburin është me ngritje më të madhe nga kishat e ngjashme lindore.

Brendësia është e famshme për mozaikët e shquar, por është i çmuar edhe dekorimi me mermerë polikromikë dhe stuko, kapitelet e skalitur në Bizant me një dekorim të pasur çpime dhe të pajisura me pulvin me figura zoomorfe dhe kryq. Balaustrat e matroneut janë të çpuara në mënyrë të rafinuar. Luksi i theksuar nga plani i posaçëm që ka nevojë të përshkohet për të përjetuar pamjet e panumërta, krijon një efekt shkëlqimi që duket se e zhduk peshën e ndërtimit në një përmasë të mbinatyrshme. Kjo qe tipike e oborrit perandorak bizantin, ndërsa elemente të tjera, si kupola e lehtësuar nga tuba balte, janë fryt i përvojës italiane, për të cilën mendohet se në bazilikë do të punonin mjeshtri vendore bashkë me ato të ardhura nga bizanti.
Pika qendrore është vendosur në absidë, ku dy engjëj në mozaikë mbajnë simbolin e kryqit. Mozaikët më të famshëm janë të vendosur në krahët e altarit dhe paraqesin dy panele të shquara në pozicion pasqyror të perandorit Justinian dhe të Teodorës të rrethuar nga oboreth përkatëse në gjithë luksin që kërkonte statusi i tyre politik dhe fetar. Figurat janë paraqitur ballas, sipas një hierarkie të ngurtë të oborrit, me në qendër augustët, të rrethuar nga dinjitarë dhe nga roje. Pranë Justinianit është i pranishëm arkipeshkvi i parë i Ravenës, Maksimiani, i vetmi i etiketuar me mbishkrim, prandaj mund të ketë qenë edhe mbikëqyrësi i punimeve. Ngurtësia hieratike e Justinianit dhe Teodorës pasqyron çezaropapizmin bizantin.
.jpg)
Trupat janë absolutisht dypërmasorë dhe të stereotipuar, megjithëse vetëm në dy fytyrat mbretërore vërehet një pasuri drejtë realizmit, pavarësisht rolit të idealizuar gjysmë-hyjnor të theksuar nga breroret. Nuk ekziston prespektiva hapsinore, sa që personazhet e ndryshme janë në një plan të vetëm, kanë cepat e veshjeve të sheshta dhe duket se shkelin këmbët e njëri-tjetrit.
Dy panele të tjera, më lartë, me Flijimin e Abrahamit dhe peshkop Eklesion që dhuron një model të bazilikës në fakt i përkasin akoma Periudhës Ostrogote dhe paraqesin njëfarë vetëdije hapsinore.
Sant'Apollinare in Classe
Po peshkopi Maksimian do të shenjtëronte në vitin 547 një bazilikë afër portit të afërt të Klases, të quajtur Sant'Apollinare in Classe. Plani është tipik i bazilikave gjatësore paleokristiane, dhe të dekorimit të pasur me mozaikë ka shpëtuar vetëm këndi absidal.

Në këta mozaikë, që paraqesin stadin e fundit të Artit Ravenas, shihet se si simboli tashmë ka marrë mbizotërimin mbi paraqitjen natyrore realiste në trajtimin e temës ungjillore të Shndërrimit në Malin Tabor. Në qendër gjendet Sanctus Apolenaris, i veshur në mënyrë madhështore me palliumin peshkoal dhe stolën, i mban krahët ngritur drejtë kryqit gjigant të të çmuar që mbizotëron brendësinë e një rrethi në një fushë të kaltër të spërkatur me yje. Dymbëdhjetë delet, saktësisht të njëjta dhe të sheshta përfaqësojnë besimtarët e dioqezës ravenase dhe mbushin fashën më të ulët. Në një lëndinë të pasur me bimë dhe minerale në stil kaligrafik dhe pa ndonjë zvogëlim perspektive, gjenden tre dele të tjera (njëra majtas dhe dy djathtas) që shohin nga kryqi, ndërsa në qiell shfaqen nga retë Moisiu dhe Elia, përveç dorës hyjnore në krye.
Zgjedhja e temës është ngushtësisht e lidhur me luftën kundër arianizmit, pasi ripohon natyrën njerëzore dhe hyjnore të Jezu Krishtit, kjo e fundit e mohuar nga arianët. Për më tepër paraqitja e Apollinarit midis figurave të apostujve ishte një legjitimim për Maksimianin si arkipeshkv i parë i një dioqeze drejtpërdrejtë e lidhur me ndjekësit e Krishtit, duke qenë Apollinari, sipas legjendës, dishepull i Shën Pjetrit.

Restaurimet kanë mundësuar të zbulohet një sinopia nën mozaikë, duke zbuluar si tema dekorative, tashmë me lule, fruta dhe cupa me zogj, do të ndryshohej tërësisht pikërisht nga nevoja për të kremtuar arritjen e rangut të arkidioqezës.
Punime në fildish
Që nga shekulli V Ravena që një qendër e pridhimit të veprave prej fildishi. Thesare fildishi ruheshin në kishat të qytetit. Veçanërisht domethënëse, qoftë për çmueshmërinë, ashtu dhe për gjendjen e shkëlqyer të ruajtjes është Karrikja peshkopale e Maksimianit, e realizuar me panele në fildish të skalitur midis viteve 546 dhe 556 dhe sot e ruajtur në Museo Arcivescovile të Ravenës. Një mjeshtri e punimit ravenas qenë kapakët apo mbulimet e librave të shenjtë. Më i famshmi është «Diptiku i pesë pjesëve» (shekulli VI), një kapak ungjillari, që përbëhet nga dy kanata në fildish të përbëra nga pesë kompartimente nga i njëjti material.[4] Tashmë i ruajtur në Museo del Duomo i Milanos.
Një tjetër vepër shumë e njohur dhe vlerësuar është «Diptiku i Muranos», edhe ai i shekullit të VI, një punim analog me Diptikun e pesë pjesëve, me dallimin se është mbuluar jo një ungjillar, por një relikuar, i përbërë nga pesë formela.[5] Ruhet në Museo Nazionale të Ravenës. Nuk është e qartë se kur pushoi së prodhuari punime në filldish Ravena.[6]
- Punime artistike fildishi dhe materiale të tjera
Amboni prej mermeri i Katedrales së Ravenës, shek. VI
Amboni i shenjtëve Gjon dhe Pal, shek. VI, Museo Arcivescovile i Ravenës_(cropped).jpg)

.jpg)
Vepra të tjera
Midis prodhimeve të tjera artistike të realizuara në periudhën e artë të artit ravenas bëjnë pjesë edhe sarkofagët, orendi dhe sende liturgjike. Midis kornizash me motive të pasura bimore, janë vendosur panele me figura shenjtësh, Histori të Krishtit, me disa episode mbështetur në ungjille apokrife dhe Histori të Jozefit. Në qendër të monogramës së Maksimianit, megjithëse nuk se ku dhe kur janë realizuar panelet është një temë kundërthënëse debatimi.
Interesante janë edhe ambonët e ruajtur në Katedralen e Ravenës dhe në Bazilikën e San Vitales, që tregojnë se si edhe në skulpturë kishte prirje drejt një evoluimi në sensin plastik në favor të një idealizimi më të madh dhe ngarkese simbolike.
- Sende dhe punime të ndryshme nga Ravena
Vaska e prej porfiri e Teodorikut, rr. 520, Mauzoleu i Teodorikut
Kapitel në absidën e Sant'Apollinare Nuovo
Kapitel bizantin në Bazilikën e Sant’Apollinare in Classe
Kapitel bizantin si shportë, shekulli VI, Museo Nazionale di Ravenna
Tjetër kapitel bizantin shportë, shek. VI, Museo Nazionale
Relikuar i shekullit të VI, Museo Arcivescovile, Ravena
Sarkofagët ravenas

Skulptura e sarkofagëve të Ravenës shfaqet në botën paleokristiane dhe proto-bizantine si një fenomen i veçant dhe, nga disa këndvështrime, të izoluar. Shfaqet, me fjalë të tjera, me karakteristika formale të vetat, megjithëse duke iu përshtatur tematikës triumfale tipike të botës kristiane, nga Teodosi e në vijim.
Plastika funerare e Ravenës paraqitet kur tashmë skulptura romake fillon të bjerë, por Ravena tashmë e ka përvetësuar atë nevojë ritmi dhe skansioni arkitektonik të kompozimit që haset në periudhën e “bello stile”.
Ndryshe nga ata romakë, sarkofagët ravenas paraqesin një monumentalitet me përmasa që shprehet jo vetëm në madhështinë e tyre, por që është i theksuar nga kapaku që i mbulon. Kapaku saktësohet qoftë në formën me pjerrësi të dyfishta me akroterë këndorë, ashtu dhe në atë “si baule”, do me thënë në formë gjysmë-cilindrike (kapaku i sarkofagut në fakt ishte i sheshtë me ngritje ballore të dekoruar, të quajtur “attico”).
.jpg)
Sarcofagu në Ravena ësh “monument” në kuptimin e ngushtë të termit: kasa është e dekoruar në të katërt faqet (sipas traditës së lashtë të Azisë së Vogël). Artikulohet në dy klasa të ndryshme:
- Sarkofagë me figura njerëzore
- Sarcofagë me figura simbolike kafshësh ose kryqash.
Dy nga ekzemplarët më të shquar janë Sarkofagu i Kishës së San Francesco-s (fundi i shekullit të IV/fillimi i shekullit të V) me Krishtit në Madhështi dhe Apostujt brenda kamareve me guacka dhe Sarkofagu me Krishtin midi Pjetrit dhe Palit (mesi i shekullit të V), që gjendet në Katedralen e Ravenës, i karakterizuar nga figura të zhytura në një hapsirë ajrore që paraqet pa mundësi ngatërrimi prejardhje greko-lindore.
- Shembuj sarkofagësh në Ravena
Sarkofag në Bazilikën e Sant’Apollinare in Classe
Sarkofag në Bazilikën e San Vitales
Sarkofag i shek. VI-VII, Sant’Apollinare in Classe
Pamje anësore e sarkofagut të arkipeshkvit Teodor, Sant’Apollinare in Classe
Një sarkofag mermeri i shek. V në Ravena
Sarkofag i shek. V me skenën e Traditio legis, Museo Nazionale di Ravenna
Sarkofagu i Valentinianit III, Mauzoleu i Gala Placidias
Sarkofagu me apostujt, shekulli V, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe,
Pamje anësore e sarkofagut me apostujt, shek. V
Sarkofag që paraqet në mënyrë alegorike kalimin në botën tjetër si rënien e perdes së skenës, shek. VI-VII
Sarkofag i shek. VI, Bazilika e Sant’Apollinare in Classe
Sarkofag në Bazilikën e Shën Françeskut në Ravena- Sarkofagu i Shën Barbationit, shek. V, Katedralja e Ravenës
- Sarkofagu i filozofëve, shekulli III, Bazilika e Shën Françeskut, Ravena
Shiko gjithashtu
- Arti dhe Arkitektura Visigote
- Arti paleokristian
- Arkitektura Paleokristiane
- Arti i Dyndjeve Barbare
- Monumentet paleokristiane të Ravenës
- Arkitektura Mesjetare Skandinave
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Dyndjet Barbare
- Mbretëritë Barbare
- Bizhuteritë e lashta romake
- Arti Mesjetar
- Arkitektura Mesjetare
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike
- Arti Anglo-Sakson
- Arkitektura Anglo-Saksone
- Arti dhe Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Para-Romanike
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike Iberike
- Arkitektura Visigote
- Arti dhe arkitektura mozarabe
- Arti dhe Arkitektura e Repoblación
- Arkitektura Asturiane
- Arti Karoling
- Arkitektura Karolinge
- Rilindja Karolinge
- Arti Viking
- Arti Otonian
- Arkitektura Otoniane
- Rilindja Otoniane
- Rilindja e shekullit të XI
- Rilindja e shekullit të XII
- Rilindjet Mesjetare
- Arti Longobard
- Arkitektura Longobarde
- Skulptura Longobarde
- Piktura Longobarde
- Argjendaria Longobarde
- Varangianët
- Anijet Mesjetare
- Luftërat Avaro-Bizantine
- Romaniku i Parë
- Arti Romanik
- Arti gotik
- Arkitektura e Skocisë në Periudhën Romake
- Bota Greko-Romake
- Arti mesjetar në Shqipëri
- Gjermanikët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Longobardët
- Lista e mbretërve frankë
- Gotët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Vandalët
- Teutonët
- Skithët
- Arti romak
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Arkitektura Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Beteja e Pyllit Teutoburg
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Vardariotai
- Domus
- Goto-grekët
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Llaçi romak
- Masakra e Latinëve
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Portretizimi Romak
- Prokopi i Çezaresë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
- Ura romake
- Urbanistika Romake
Shënime
Citime fundore
- 1 2 André Grabar (2001). "Plotino e le origini dell'estetica medievale". Le origini dell'estetica medievale (në italisht). Milano: Jaka Book. fq. 29–35.
- 1 2 Giulio Carlo Argan (1988). Storia dell'arte italiana: dall'antichità a Duccio (në italisht). Sansoni. fq. 211.
- 1 2 Manuela Farneti (1993). Glossario tecnico-storico del mosaico: con una breve storia del mosaico (në italisht). Longo. fq. 40.
- ↑ "Coperta di Evangeliario delle cinque parti". Pensieroimma.hypotheses.org (në italisht). 20 janar 2021.
- ↑ "Dittico di Murano. Resurrezione di Lazzaro". catalogo.beniculturali.it (në italisht). 2016.
- ↑ Paola Novara; Serena Ciliani; Elisa Emaldi (2024). 50 oggetti del Museo Nazionale, 1 racconto di Ravenna (në italisht). Ravenna: Museo Nazionale di Ravenna.
Bibliografia
- Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firence: D'Anna. fq. 558–579.
- Fernando De Olaguer-Feliú Alonso (1998). "Las artes del metal". Arte medieval español hasta el año Mil (në spanjisht). Encuentro. fq. 130–140. ISBN 978-84-7490488-8.
- i Altet, Xavier Barral (1994). Bertelli, Carlo (red.). La pittura in Italia: Volume 9 – L'Altomedioevo (në italisht). Milano: Electa. ISBN 978-88-435-3978-9.
- Peter Anker; Aron Andersson (1968). L’art scandinave. La nuit des temps (në frëngjisht). Përkthyer nga Norbert Vaillant. Zodiaque.
- Maria Giovanna Arcamone (1984). Giovanni Pugliese Carratelli (red.). Magistra barbaritas, i barbari in Italia (në italisht). Milano: Libri Scheiwiller. ISBN 978-88-7644018-2.
- Giulio Carlo Argan (1988). Storia dell'arte italiana: dall'antichità a Duccio (në italisht). Sansoni.
- Arslan, E. A. (1996). "Longobardi". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Vëll. 7. Romë: Istituto della Enciclopedia Italiana.
- V. I. Atroshenko; Judith Collins (1985). The Origins of the Romanesque (në anglisht). Londër: Lund Humphries. ISBN 0-85331-487-X.
- George Bain (1973). Celtic Art: The Methods of Construction (në anglisht). Dover Publications, inc. ISBN 0-486-22923-8.
- Emilio Barnechea; Antonio Fernández; Juan R. Haro; Juan Haro Sabater (1988). Historia del arte (në spanjisht). Vicens Vives. ISBN 978-84-316-1780-6.
- Beatus (2005). Commentaires sur l’Apocalypse (në frëngjisht) – nëpërmjet Gallica.bnf.fr.
- Bede i Venerueshmi (1843). "III. The Lives of the Holy Abbots of Wearmouth and Jarrow". përmbledhur nga John Allen Gilles (red.). The Bibliographical Writings and Letters of Venerable Bede (në anglisht). Vëll. II. James Bohn. fq. 83–102.
- Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
- Carlo Bertelli (2001). "I cicli pittorici e gli stucchi della basilica di San Salvatore". përmbledhur nga Renata Stradiotti (red.). San Salvatore - Santa Giulia a Brescia. Il monastero nella storia (në italisht). Milano: Skira. fq. 84.
- F. Betti (1996). "LIUTPRANDO". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Boltin, Lee, red. (1977). Treasures of Early Irish Art, 1500 B.C. to 1500 A.D.: From the Collections of the National Museum of Ireland (në anglisht). Royal Irish Academy, Trinity College, Dublin, Metropolitan Museum of Art. ISBN 0-87099-164-7.
- A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
- Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
- Bunker, Emma C. (2002). Nomadic Art of the Eastern Eurasian Steppes: the Eugene V. Thaw and Other New York Collections (në anglisht). New York: The Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-030009688-0.
- G. Bertelli Buquicchio (1992). "Benevento". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Romë: Istituto Italiano dell'Enciclopedia.
- Alejandro Villa Castillo (27 nëntor 2017). "Tallares escultóricos itinerantes en el Altomedievo hispano: el llamado "Grupo Mozárabe Leonés"". Arqueología y Territorio Medieval (në spanjisht) (24): 151–184. doi:10.17561/aytm.v24i0.5. ISSN 2386-5423. Marrë më 7 janar 2024.
- Pascale Chevalier (2020). "30. Merovingian Religious Architecture: Some New Reflections". përmbledhur nga Bonnie Effros; Isabel Moreira (red.). The Oxford Handbook of the Merovingian World (në anglisht). Oxford University Press. fq. 657–692. ISBN 978-0-19-023418-8.
- Javier Caballero Chica (13 dhjetor 2017). "Santiago de Peñalba y los influjos Hispano-Musulmanes" (PDF). ProMonumenta: Revista de la Asociación de Amigos del Patrimonio Cultural de León (në spanjisht). XIV: 72–80. Marrë më 7 janar 2024.
- Nicola Coldstream (2002). Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284276-3.
- James Stevens Curl; Jane Turner (29 maj 2018). "Merovingian architecture". A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture (në anglisht). Marrë më 31 dhjetor 2025 – nëpërmjet Encyclopedia.com.
- Deborah Mauskopf Deliyannis (2010). Ravenna in Late Antiquity (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-83672-7.
- Paul Diakoni (2000). Antonio Zanella (red.). Storia dei Longobardi (në italisht dhe latinisht). Bruno Luiselli. Milano: Biblioteca Universale Rizzoli. ISBN 88-17-16824-6.
- Jerrilynn D. Dodds (1988). "VISIGOTHIC ART". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. fq. 465–467. ISBN 978-068418278-0.
- Charles Reginald Dodwell (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 0-300-06493-4.
- Georges Duby (1989). La sculpture, le grand art du Moyen-âge du Ve au XVe siècle (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00144-X.
- Nancy Edwards (2023). Life in Early Medieval Wales (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-873321-8.
- Effros, Bonnie (14 qershor 2012). Uncovering the Germanic Past: Merovingian Archaeology in France, 1830–1914 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-969671-0.
- Camille Enlart (1927) [1919]. Manuel d'archéologie française depuis les temps mérovingiens jusqu'à la Renaissance – Architecture religieuse: Périodes merovingienne, carolingienne et romane (në frëngjisht). Vëll. 1.1. Paris: Éditions Auguste Picard.
- Manuela Farneti (1993). Glossario tecnico-storico del mosaico: con una breve storia del mosaico (në italisht). Longo.
- Eric Fernie; Paul Crossley, red. (1990). Medieval Architecture and Its Intellectual Context: Studies in honour of Peter Kidson (në anglisht). The Hambledon Press. ISBN 978-1-85285-034-0.
- Jacques Fontaine (1995). L'art pré-roman hispanique. Nuit des temps (në frëngjisht). Editions zodiaque. ISBN 2-7369-0215-7.
- Joachim E. Gaehde (1989). "Pre-Romanesque Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). ISBN 0-684-18276-9.
- J. J. Martín González (1974–1992). Historia del Arte (në spanjisht). Vëll. 1. Gredos. fq. 328.
- González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
- André Grabar (2001). Le origini dell'estetica medievale (në italisht). Milano: Jaka Book.
- Fernando Regueras Grande (2018). "Promotores, clasicismo y estilo en el arte mozárabe leonés". Brigecio: revista de estudios de Benavente y sus tierras (në spanjisht) (28): 27–45. ISSN 1697-5804. Marrë më 7 janar 2024.
- Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-4051-8471-7.
- Louis Grodecki; Florantine Münther (1973). Le siècle de l’an mil. Univers des formes (në frëngjisht). Paris: Gallimard. ISBN 2-07-010785-X.
- James Harpur; Elizabeth M. Hallam (1995). "The Iberian Crucible". Secrets of Middle Ages (në anglisht). Konecky & Konecky. fq. 22–29. ISBN 978-156852307-1.
- Arthur Haseloff (1971). Pre-Romanesque Sculpture in Italy (në anglisht). Hacker Art Book. ISBN 978-087817043-2.
- Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
- Lotte Hedeager (2000). "Migration Period Europe: The Formation of a Political Mentality". përmbledhur nga Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 15–58. ISBN 978-90-04-10902-5.
- J. N. Hillgarth (2009). The Visigoths in History and Legend (në anglisht). Pontifical Institute of Medieval Studies. ISBN 978-088844166-9.
- Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. ISBN 0-333-37185-2.
- Hourihane, Colum, red. (2012). "Visigothic art". The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. fq. 316-318. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025.
- Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard.
- Jean Hubert; Jean Porcher; Wolfgang Fritz Volbach (1980). L'Europa delle invasioni barbariche (në italisht). Milano: Rizzoli editore. ISBN 978-881729012-8.
- Werner Jacobsen (tetor 1997). "Saints' Tombs in Frankish Church Architecture". Speculum (në anglisht). 72 (4): 1107–1143.
- Wilfred Koch; Waldemar Baraniewski (2013). Style w architekturze: arcydzieła budownictwa europejskiego od antyku po czasy współczesne (në polonisht). Świat Książki. ISBN 978-83-7943007-9.
- Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
- John Manley; Stephen Grenter; Fiona Gale, red. (1991). The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Clwyd County Council. ISBN 978-090444942-6.
- De Marco, Pasquale (2025). "The Iberian Crucible: The Visigothic Legacy". The Iberian Chronicle (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2025 – nëpërmjet Google Books.
- De Marco, Pasquale (2025). Gathering History: The Globe’s Chronicle (në anglisht). Amazon Digital Services LLC - Kdp. ISBN 979-828513403-9. Marrë më 3 janar 2025.
- Diego Marin (1969). La Civilizacion Espanola (në spanjisht). New York: Holt, Rinehart and Winston. fq. 34–47.
- Lara Nebreda Martín (2018). "AEHTAM 29: La arqueta del obispo Arias de la catedral de Oviedo". Boletín del Archivo Epigráfico (në spanjisht). 1 (1). Archivo Epigráfico de Hispania: 53–58. ISSN 2603-9117.
- Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Ravenna: una storia millenaria". Storia e Dossier (në italisht) (44). Firence: Giunti Barbera Editore: 3–50.
- H. E. del Medico (1943). "La mosaïque de l'abside orientale de Germigny-des-Prés (Loiret)". Monuments et mémoires de la Fondation Eugène Piot (në frëngjisht). 36 (1): 81–84.
- Charles B. McClendon (2005). The Origins of Medieval Architecture: Building in Europe, A.D. 600–900 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-300-10688-6.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Gerli E. Michael; David Raizman (2003). "Visigoths to the Muslim Invasion". Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. fq. 586–711. ISBN 978-0-203-95364-8.
- Rexford Newcomb (1932). Outlines of the History of Architecture: Medieval Architecture (në anglisht). Edwards Brothers, Inc.
- Carl Nordenfalk (1988). L’enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- Paola Novara; Serena Ciliani; Elisa Emaldi (2024). 50 oggetti del Museo Nazionale, 1 racconto di Ravenna (në italisht). Ravenna: Museo Nazionale di Ravenna.
- Otto Pächt (1986). Book Illumination in the Middle Ages (në anglisht). Harey Miller Publishers. ISBN 0-19-921060-8.
- Ivo Petricioli (1999). "Sculpture from the 8th to the 12th Century". përmbledhur nga Ivan Supičić (red.). Croatia in the Early Middle Ages: A Cultural Survey (në anglisht). Philip Wilson Publishers, AGM & HAZU. fq. 475–492. ISBN 085667499-0.
- José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon.
- Henri Pirenne (2001). Mohamemd and Charlemagne (në anglisht). Courier Corporation. ISBN 978-048642011-0.
- Arthur Kingsley Porter (1909). Medieval Architecture: Its Origins and Development, with Lists of Monuments and Bibliographies (në anglisht). Vëll. 1. Baker and Taylor Company.
- Maurice Prou (1914). "Chancel carolingien orné d'entrelacs à Schænnis (canton de Vaux)". Mémoires de l’Institut national de France (në frëngjisht). 39 (1): 123–138.
- Piotr Jennel Reyes (1998). L’art du Haut Moyen-Âge – L’art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Pochothèque. ISBN 2-253-13056-7.
- Pierre Riché (1994). L'Empire carolingien. La vie quotidienne (në frëngjisht). Hachette.
- Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.
- Jose Maria De Azcárate Ristori; Alfonso E. Pérez Sánchez; Juan A. Ramírez Domínquez (1986). Historia del arte (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-7254311-9.
- Howard Saalman (1962). Medieval Architecture: European Architecture: 600–1200 (në anglisht). G. Braziller. ISBN 978-080760336-9.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Christian Sapin (2000). "Pre-Romanesque Art". përmbledhur nga André Vauchez; Michael Lapidge (red.). Encyclopedia of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Adrian Walford. Richard Barrie Dobson. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 1182. ISBN 978-157958282-1.
- George Gilbert Scott (1879). "Lecture II: Sketch of the Rise of Mediæval Architecture". Lectures on the Rise and Development of Mediæval Architecture (në anglisht). Vëll. 1. John Murray. fq. 37–68.
- Valentin V. Sedov (1995). Slavs in the Early Middle Ages (në anglisht). Përkthyer nga N. Lopatin. Archaelogy. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013.
- Piotr Skubiszewski (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. ISBN 978-2-253-13056-7.
- Bradley Smith (1971). "Spain: A History". Art (në anglisht). Garden City, NJ: Doubleday & Company. fq. 52–56.
- Roger A. Stalley (1999). Early Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284223-7.
- Stowe, George B. (1995). Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. ISBN 978-082404444-2.
- Amelio Tagliaferri (1959). "ll Pavone del Museo Cristiano di Brescia". Miscellanea di Studi bresciani sull'Altomedioevo (në italisht). Bresha: Comitato bresciano per l'VIII Congresso Internazionale dell'arte dell'Altomedioevo. fq. 55–71.
- Amelio Tagliaferri; M. Brozzi (1961). Arte Longobarda. La scultura figurativa su marmo e su metallo (në italisht). Cividale. fq. 183.
- Amelio Tagliaferri (1960–1961). "Aspetti e rapporti di scultura barbarica nei ducati longobardi del Friuli e della Lombardia". Memorie Storiche Forogiuliesi (në italisht). Vëll. XLIV. Udine: Deputazione di Storia Patria per il Friuli. fq. 97–111.
- Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
- Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. "7.2: Ornamental Styles and Decorative Motifs of Germanic Origin". Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025.
- Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-0410902-5.
- Malcolm Todd (1996). The Early Germans (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063119904-5.
- Luigina Tomay (2009). Gabriella D'Henry; Chiara Lambert (red.). Benevento longobarda: dinamiche insediative e processi di trasformazione (PDF). Il popolo dei Longobardi meridionali: testimonianze storiche e monumentali (në italisht). Salerno: Gruppo Archeologico Salernitano. fq. 119–151.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (2001). Arte prerrománico hispano: El arte en la España cristiana de los siglos VI al XI. Summa Artis: Historia General del Arte (në spanjisht). Vëll. VIII. Espasa Calpe. ISBN 978-84-2398732-0.
- J. M. Wallace-Hadrill (1982). The Long-Haired Kings (në anglisht). Toronto: University of Toronte Press. ISBN 0-8020-6500-7.
- Ingo F. Walter; Norbert Wolf (2005). Codices Illustres: The World’s Most Famous Illuminated Manuscripts, 400 to 1600 (në anglisht). Këln: Taschen.
- Martin Werner. "Migration and Hiberno-Saxon Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 8. ISBN 0-684-18274-2.
- David M. Wilson (1984). Anglo-Saxon Art: From The Seventh Century to the Norman Conquest (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-87951-976-2.
- Ian Wood (2014). The Merovingian Kingdoms 450–751 (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-582-49372-8.
- De Vecchi, Pierluigi; Elda Cerchiari Necchi (1991). "Tomo II: I Longobardi in Italia". L'arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 311-316. ISBN 88-450-4219-7.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1991). "I Longobardi a Cividale". L’Arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1.2. Bompiani. fq. 315–317. ISBN 88-450-4219-7.
- Carol L. Neuman De Vegvar (1990). "The Origin of the Genoels-Elderen Ivories". Gesta (në anglisht). 29: 8–24.
- Manuel Antonio López Villa (2003). "Arquitectura medieval". Arquitectura e historia: cursos de historia de la arquitecura (në spanjisht). Vëll. 1. Universidad Central de Venezuela, Consejo de Desarrollo. fq. 65–102. ISBN 978-98-0002073-9.
- Dudák Vladislav; Pošva Rudolf; Neškudla Bořek (2000). "Vizigótska Architektura". Encyklopedie světové architektury od menhiru k dekonstruktivismu (në polonisht). Baset. fq. 981–982. ISBN 80-86223-08-6.
Lidhje të jashtme
- "Ravenna Mosaici". Ravennamosaici.it (në italisht).

