Kodra Palatine

Kodra Palatine
Emrat amëtar
latinisht: Palatium; Collis Palatinus
italisht: Palatino; Colle Palatino
Harku i Janit në Kodrën Palatine
LlojiQendër historike e formimit të Romës
VendndodhjaCampitelli, Romë
Qyteti më i afërtRoma
Koordinatat41°53′18″N 12°29′13″E / 41.88833°N 12.48694°E / 41.88833; 12.48694

Kodra Palatine (latinishtja klasike: Palatium;[1] neo-latinisht: Collis/Mons Palatinus; Palatino), e cila është e lidhur me Shtatë Kodrat e Romës është më qëndrorja, një nga pjesët më të vjetra të qytetit; ajo është konsideruar si "bërthama e parë e Romës së Lashtë".[2] Siti tashmë është kryesisht një muzeu i madh në qiell të hapur, ndërsa Muzeu Palatin bujt shumë zbulime nga gërmimet aty si dhe nga sitet e tjera të lashta italiane.

Pallatet perandorake u ndërtuan aty, duke filluar me Augustin. Përpara kohëve perandorake, kodra ishte tepër e zënë kryesisht nga shtëpitë e të pasurve.

Fillimisht kodra kishte dy maja të ndara nga një lug: maja më e lartë quhej Palatium; më e ulta Germalus (ose Cermalus). Duke përdorur Forma Urbis perimetri i saj përfshinte 63 acres (25 ha); ndërsa katalogët rajonalë të shekullit të IV përfshijnë 131 acres (53 ha).[3]

Etimologjia

Sipas Tit Livit[4] (59 p.e.s. 17 i e.s.) Kodra Palatine e mori emrin e saj nga kolonët arkadian nga Pallantioni, i emërtuar nga themeluesi i tij Pallas, biri i Likaonit. Me shumë gjasa, rrjedh nga emri palātum, "palate"; Eniusi e përdor atë një herë me kuptimin "qiell" dhe ai mund të jetë i lidhur me fjalën etruske për qiell, falad.[5]

Pamje e Kodrës Palatine përgjatë Circus Maximus

Emri i kodrës është origjina etimologike fjalës pallat dhe të bashkëlidhurat me të në gjuhët e tjera (greqisht: παλάτιον, palazzo, palais, spanjisht: palacio, portugalisht: paço dhe palácio, Pfalz dhe Palast, palác, palača, etj.).[6]

Kodra Palatine është gjithashtu origjina etimologjike (nëpërmjet mbiemrit latin adjective palatinus) i "palatine", një mbiemër që fillimisht nënkuptonte diçka që i përkiste pallatit të Çezarit, ose dikush që vishej me autoriten e mbretit. Më vonë përdorimi i saj do të ishte një referencë ndaj Palatinatit Gjerman.[7] Posti i kontit palatin gjerman (Pfalzgraf) e ka origjinën e tij nga comes palatinus, një post i mëparshëm në Periudhën Merovinge dhe Karolinge.[8]

Një tjetër fjalë moderne, "paladin", do të futej në përdorim për t’iu referuar ndonjë kalorësi të shquar (veçanërisht një nga Dymbëdhjetë Parët e Karlit të Madh) nën Karlin e Madh në versionin e vonë të Ciklit Karoling.[a][9]

Një hartë skematike që tregon Shtatë Kodrat dhe Muret Serviane

Mitologjia

Sipas Mitologjisë Romake, Kose Palatine ishte vendi i shpellës, të njohur Luperkal, ku u gjetën Remi dhe Romuli nga ujkonja (Lupa) që i mbajti ata gjallë. Ajo është gjithashtu kodrda mbi të cilën Romuli i rritur zgjodhi të themelonte qytetin dhe ku ai do të vriste vëllain e tij, Remin. Kjo vrasje rituale mbi Palatin formoi një pjesë të rëndësishme të identitetit romak dhe origjinës mitologjike të Pomerium.

Një tjetër legjendë e zhvilluar mbi Palatin është Mundja e Kakut nga Herkuli, pasi përbindëshi kishte grabitur disa lopë. Herkuli e goditi Kakun me kopanin e tij karakteristik aq fort sa i formoi një shkëmb në këndin jug-lindor të kodrës, ku do të ndërtoheshin një palë shkallë që bartin emrin e tij.[10]

Historia

Roma e ka origjinën e saj në Palatin. Gërmimet kanë treguar se njerëz kanë jetuar në zonë që nga shekulli X p.e.s..[11] Gërmimet e kryera mbi kodër në vitin 1907 dhe prapë në vitin 1948 nxorën në dritë një grup kasollesh që besohet se kanë qenë përdorur për qëllime mortore midis shekujve të IX dhe të të VII p.e.s., afërsiht në periudhën kur Roma u themelua.[12]

Pallatet mbi Palatin

Pallantium ishte një qytet i lashtë pranë Lumit Tiber në Gadishullin Italian. Mitologjia romake, siç tregohet për shembull te Eneida e Virgjilit, pohon se qyteti u themelua nga Evanderi i Pallenes dhe grekë të tjerë të lashtë diku para Luftës së Trojës. Gjithashtu, Dionisi i Halikarnasit shkruan se romakët thonë se qyteti u themelua nga grekët nga Pallantioni i Arkadisë, rreth gjashtëdhjetë vjetë para Luftës Trojane me udhëheqës Evanderin. Miti i orgjinës së qytetit ishte domethënës në mitologjinë e lashtë romake, pasi Pallantioni u bë një nga qytetet që u bashkua më vonë me Romën e Lashtë, duke e lidhur në këtë mënyrë orgjinën e Romës me heronjë e lashtë grekë. Qytete të tjera në zonë u themeluan nga fise të ndryshme italike.

Virgjili pohon se Evanderi e emërtoi qytetin në nder të paraardhësit të tij, Pallas, megjithëse Pausania ashtu si dhe Dionisi i Halikarnasit thotë se qyteti i lindjes së Evanderit ishte Pallantioni dhe kështu ai e emërtoi qytetin e ri sipas atij në Arkadi. Dionisi i Halikarnasit gjithashtu përmend se disa shkrimtarë, duke përfshirë Polibin e Megalopolit, thonë se qyteti u emërtua sipas Pallas, që ishte djali i Herakliut dhe Lavinias, vajzës së Evanderit dhe kur ai vdiq gjyshi i tij ndërtoi një varr për të mbi kodër dhe e quajti vendin Pallantion, sipas tij.

Kodra Palatine e parë nga Koloseumi

Sipas Tit Livit, pas emigrimit të sabinëve dhe albanët për në Romë, romakët origjinalë jetuan mbi Kodrën Palatine.[13] Kodra Palatine ishte gjithashtu vendi i festivalit të lashtë të Luperkalias.

Shumë romakë të pasur të Periudhës Republikane (rr.509 p.e.s. – 44 p.e.s.) kishte rezidencën e tyre aty.

Nga fillimi i Perandorisë (27 p.e.s.) Augusti do të ndërtonte pallatin e tij aty dhe gradualisht kodra u bë domeni ekskluziv i perandorëve; rrënojat e pallateve e të paktën Augustit (27 p.e.s. – 14 i e.s.), Tiberit (14–37 i e.s.) dhe Domicianit (81–96 i e.s.) mund të shihen akoma aty.

Mure masive të kompleksit ndërtimor perandorak mbi kodër.

Augusti ndërtoi gjithashtu një tempull për Apolloni aty.

Zjarri i Madh i Romës në vitin 64 të e.s. do të shkatërronte pallatin e Neronit, Domus Transitoria, por ai e zëvendësoi atë në vitin 69 me Domus Aurea edhe më të madh, mbi të cilin do të ndërtohej në vijim Pallati i Domicianit.[14]

Nga shekulli XVI, kodra zotërohej nga Familja Farnese dhe do të zihej nga Kopshtet Farnese, akoma të ruajtura pjesërisht mbi mbetjet e Domus Tiberiana.

Në majë të kodrës, midis Domus Flavia dhe Domus Augustana, do të ndërtohej Villa Mattei në shekullin e XVI, pastaj, rreth vitit 1830 e blerë nga Scot Charles Mills, i cili e ktheu atë në një vilë të rafinuar neo-gotike. Në fund të shekullit të XIX, vila u shndërrua në një konvent. Kjo do të shkatërrohej pjesërisht nga viti 1928 për të lejuar gërmime dhe në pjesën e mbijetuar u ndërtua Muzeu Palatine.

Monumentet

Plani i Kodrës Palatine me ndërtesat moderne të mbivendosura

Duke mbizotëruar vendin e Pallatit të Domicianit, i cili u rindërtua gjerësisht gjatë sundimit të tij mbi ndërtimet e mëparshme të Neronit. Perandorët e mëvonshëm, veçanërisht ata të Dinastisë Severane, bënë shtesa domethënëse ndaj ndërtesave, në mënyrë të shquar Domus Severiana.

  • Pallati i Domicianit
  • Domus Severiana
  • Tempulli i Kibelës
  • Septizodium
  • Domus Transitoria

Tempulli i Apollonit Palatin

Tempulli i Apollonit në Pallate[15] ose Pallati i Apollonit, është tempulli i vjetër romak, të cilin Cezari Oktaviani në vitin 28 të e. 9 tetor ne pallat, ai ia kushtoi Apollonit [16] brenda shtëpisë së tij në mjedise private. Ai ndertoi galeri të mëdha, dhe ai ndërtoi dy biblioteka, latine dhe greke, dhe u hap edhe per popull. Shpesh në këtë tempull ai mbante senatin ose këshille të tjera [17] [18]

Shtëpitë e Livias dhe Augustit

Shtëpia e Livias, gruaja e Augustit, tradicionalisht i atribuohet asaj bazuar vetëm mbi emrin e përgjithshëm mbi një tub plumbi dhe faktorë rrethanorë siç është afërsia me Shtëpinë e Augustit.[19]

Ndërtesa gjendet afër Tempullit të Magna Mater në skajin perëndimor të kodrës, mbi një tarracë më të ulët nga tempulli. Shquhet për afresket e saj.

Shtëpia e Tiberit

E njohur si Domus Tiberiana, pasi rezidenca origjinale u ndërtua nga Tiberi, megjithëse ai do ta kalonte shumë nga koha e tij në pallatet e tij të tjera në Kampania dhe Kapri. Më vonë do të përfshihej në Domus Transitoria të Neronit.[20] Një pjesë e mbetjeve të saj gjenden në Kopshtet e tanishme Farnese.

Gërmimet

Që gjatë sundimit të Augustit një zonë e Kodrës Palatine qe subjekt i një lloj ekspedite arkeologjike e cila zbuloi fragmente poçesh dhe veglas të Periudhës së Bronzit. Ai deklaroi se këtë vend "qytetin origjinal të Romës." Arkeologjia moderne ka identifikuar dëshmi të vendbanimit të Periudhës së Bronzit në zonë që janë më të hershme se Themelimi i Romës.

Foto e Domus Livia poshtë së cilës mendohet se është zbuluar Luperkali

Gërmime intensive arkeologjike do të fillonin në shekullin e XVIII duke kulminuar në fundin e shekullit të XIX, pas shpalljes së Romës kryeqytet të Mbretërisë së Italisë. Zbulimet vijuan në mënyrë sporadike përgjatë shekullit të XX deri në kohën e tanishme.

Në vitin 2006, arkeologët shpallën zbulimin e Shtëpisë Palatine, që besohej se ishte vendlindja e perandorit të parë të Romës, Augustit.[21] Një seksion i korridorit dhe fragmente të tjera nën kodër u zbuluan dhe u përshkruan si "një shtëpi shumë e lashtë aristokrate." Shtëpia dy-katëshe duket se është ndërtuar përreth atriumit, me mure të afreskuara dhe dysheme me mozaikë, si dhe e vendosur përgjatë shpatit të Kodrës Palatine që shikon mbi Koloseumin dhe Harkun e Kostandinit. Shtëpitë e Periudhës Republikane mbi Palatin ishin nënvendosur ndaj pallateve të mëvonshme pas Zjarrit të Madh të Romës (64 i e.s.), por në dukje kjo nuk ishte dhe ndoshta do të ruhej për një arsye të rëndësishme. Mbi katin përdhes, hapeshin tre dyqane kundrejtë Via Sacra. Vendndodhja e domus është domethënëse për shkak të afërsisë së saj potenciale ndaj Curiae Veteres, faltores më të hershme të curieve të Romës.[22]

Në vitin 2007 shpella legjendare Luperkal u pretendua se u zbulua nën mbetjet e Domus Livia (Shtëpia e Livias) mbi Palatin. Arkeologët hasën zgavrën 16-metra të thellë, ndërsa po restauronin pallatin në degradim, me një tavan kupolë të dekoruar pasurisht, të veshur me mozaikë dhe guacka deti.[23] Luperkali me gjasa ishte shndërruar në një faltore nga romakët në shekujt e mëvonshëm. Shumë të tjerë e kanë mohuar identifikimin e saj me Luperkalin mbështetur në të dhëna topografike dhe stilistike, dhe besojnë se grotto është në fakt një nymphaeum ose triclinium nëntokësor nga Periudha Neroniane.[24][25][26]

Shiko gjithashtu

Shënime

  1. Kjo fjalë u fut në përdorim pasi një fjalë e vjetëruar angleze "palasin" (nga frëngjishtja e vjetër palaisin) do të dilte nga përdorimi.

Citime fundore

  1. Lewis and Short, A Latin Dictionary: Palatium
  2. Charles Merivale (1880). A General History of Rome: From the Foundation of the City to the Fall of Augustulus, B.C. 753 – A.D. 476 (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers. fq. 39.
  3. Andrea Carandini; Paolo Carafa, red. (2012). The Atlas of Ancient Rome, Biography and Portraits of the City (në anglisht). Përkthyer nga Andrew Campbell Halavais. Princeton University Press. fq. 216–217. ISBN 978-0-691-16347-5.
  4. Livy 1.5.1.
  5. Ernout and Meillet, Dictionnaire étymologique de la langue latine, s.v. palātum.
  6. "Palace" te Oxford English Dictionary
  7. "Palatine" te Oxford English Dictionary
  8. Stowe, George B. (1995). "Palatinates". përmbledhur nga Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. fq. 576. ISBN 978-082404444-2.
  9. "Paladin" te Oxford English Dictionary
  10. CACUS: Giant of the Land of Latium". theoi.com.
  11. "Palatine Hill: The Cradle of the City of Rome – World by Isa" (në anglisht). 8 prill 2020.
  12. World Archeology 03MAR2011
  13. Tit Livi, Ab Urbe Condita Libri, 1:33
  14. Amanda Claridge, 1998, Rome, An Oxford Archaeological Guide, ISBN 0-19-288003-9, fq. 120
  15. Res gestae Divi Augusti 19.
  16. Fasti Antiates minores, Fasti Amiterni
  17. Flavius Iosephus, Ant. Iud. XVII.301.
  18. Tabula Hebana.
  19. "The House of Livia - Rome, Italy - History and Visitor Information". Historvius.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2024. Marrë më 24 dhjetor 2025.
  20. Encyclopedia of the Roman Empire, fq. 184p.
  21. Për një rrëfim klasik të lindjes (dhe vendlindjes) së Augustit, shiko: Svetonin, Jeta e Augustit, 5.
  22. Varroni Linguae Latinae 5.155; [[Sekst Pompeius Festi, L 174; Taciti Annales 12.24
  23. "Sacred Cave of Rome's Founders Found, Scientists Say". News.nationalgeographic.com (në anglisht). janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2017.
  24. Silvia Aloisi (24 nëntor 2007). "Expert doubts Lupercale 'find'". The Australian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2007.
  25. "È uno splendido ninfeo, ma il Lupercale non era lì". La Repubblica (në italisht). 23 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2021.
  26. Schulz, Matthia (29 nëntor 2007). "Is Italy's Spectacular Find Authentic?". Spiegel Online (në anglisht dhe gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2012.

Bibliografia

Burime të lashta

Burime historiografike moderne

Lidhje të jashtme