Urbanistika e lashtë greke

Plani i Aleksandrisë së Lashtë, rr. 30 p.e.s.

Urbanistika e lashtë greke ka si objekt kryesor një model strukturimi urban të zbatuar në Greqinë e Lashtë gatë evoluimit kompleks kulturor dhe në veçanti në shekullin e V p.e.s.; përfaqëson një nga përvojat e para të planifikimit urban dhe të zbatimit të një skeme planimetrike drejtëkëndore të shtrirë në të gjithë qytetin dhe pati shumë rëndësi në evoluimin pasues të modeleve urbanistike. Më gjerësisht urbanistika e lashtë greke mund të konsiderohet bashkësia e shndërrimeve strukturore urbane në lidhje me qytetërimin grek në fazat e ndryshme.

Para Hipodamit

Struktura urbanistike e qytetit të Miletit

Megjithëse burimet letrare ia atribuojnë Hipodamit të Miletit përpunimin e skemës planimetrike të përbërë nga rrugët kryesore (greqishtja e lashtë: πλατεῖαι platêiai) dhe rrugët dytësore (greqishtja e lashtë: στενωποί stenōpói), që e ndajnë hapsirën në zona katërkëndore të rregullta ose, më shpesh, në strigae shumë të zgjatura, strukturim që i paraprin teorizimit të zbatuar nga Hipodami, aktiv në shekullin e V p.e.s..

Kjo metodë urbanistike ishte zbatuar tashmë në mënyrë empirike më parë në botën greke[1] dhe në lindje, edhe pse në mënyrë jo tërësisht organike për një realitet të tërë urban.

Kontrolli gjeometrik e organizimit të një qyteti në fakt u përdor nga grekëq që nga shekulli VII p.e.s. dhe shekulli VI p.e.s., në rastet e rindërtimit ose themelimit të një qendre të re urbane. Mund të përmenden qytetet e reja në bregdetin egje si Smirna (shekulli VII p.e.s.), në Magna Graecia si Metaponto apo në Siçili si Megara Iblea (shekulli VI p.e.s.), që dallohen nga kolonitë e tjera për rregullsinë e zonave dhe për drejtëkëndoritetin e disa akseve të ndryshme.[2]

Akset drejtëkëndore të përshtatura me natyrën orografike të vendeve gjenden në shumë koloni të tjera si Sirakuza, Tarenti, Lokri, Selinunte, Solunti, Poseidonia.[3]

Në ktë lloj organizimi, duke i munguar shpesh një qendër e integruar në rrjetin drejtëkëndor, zonat e veçanta dhe lagjet kishin të gjitha të njëjtën rëndësi. Ndërsa qendra simbolike dhe funksionale e qytetit ishte gati gjithmonë në pozicion të shqendërzuar, tradicionalisht e pozicionuar në lartësi (akropoli) dhe me një strukturë të vetën urbanistike.

Planimetria e Pellës së Lashtë

Skema hipodamike

Hipodami i Miletit me gjasa teorizoi dhe e bëri sistematike, në planifikimin e qyteteve të reja, zbatimin e skemës drejtëkëndore. Pjesa më e madhe e të dhënave mbi urbanistin grek na vijnë nëpërmjet Aristotelit,[4] që përveç se i atribuon konceptimin e strukturës rrjet, me rrugët që priten në kënd të drejtë, duke e përcaktuar organizimin e zonave rezidenciale në formë katërkëndore, tregon edhe aspektin politik të mendimit të Hipodamit, që paracaktonte jo vetëm organizimin urbanistik, por edhe organizimin shoqëror të një lloj qyteti ideal, i cili do të duhet të bujtëte e shumta 10.000 banorë, të ndarë në tre klasa: ajo e artizanëve, ajo e bujqëve dhe ajo e luftëtarëve, mbrojtësit e atdheut.

Skema hipodamike, e teorizuar në këtë mënyrë, mendohet e zbatuar për herë të parë, me disa dyshime, në rindërtimin e Miletit, në vijim të shkatërrimit nga persët, qytet nga i cili ishte Hipodami. Një tjetër shembull i përmendur shpesh është qyteti portual i Pireu, i vendosur nga Themistokliu. Megjithatë realizimi i parë ekzemplar i rrjetit drejtëkëndor me module katrore i projektuar nga Hipodami mund të jetë qyteti i Magna Graecia, Thurii, pranë Sibarit, qytet me themelim dhe koloni panhelenike i ndërtuar në vitin 444 p.e.s. me nismë të Perikliut dhe të shumë qyteteve të atdheut, që përfaqësonin synimin për ta përkthyer një projekt politik në arkitekturën urbane:[5] midis "etërve" të tij themelues, përveç Perikliut, mund të jenë sofisti Protagora dhe projektuesi, Hipodami i Miletit,[5], duke e bërë të konsiderohej nga disa studjues modeli i vërtetë i organizimit drejtëkëndor dhe rrjetor "hipodamik".

Qytetet helenistike

Zbatime të tjera u realizuar në Periudhën helenistike (Pella, Priena), kur modeli do të modifikohej duke përcaktuar një qendër urbane të vendosur në qendrën gjeometrike të qytetit.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Emanuele Greco, red. (1999). La città greca antica: istituzioni, società e forme urbane (në italisht). Romë: Donzelli. fq. 195. ISBN 88-7989-507-9.
  2. ↑ Piero Lo Sardo (1999). "Verso il canone della Polis". përmbledhur nga Emanuele Greco (red.). La città greca antica: istituzioni, società e forme urbane (në italisht). Romë: Donzelli. fq. 84–86. ISBN 88-7989-507-9.
  3. ↑ Piero Lo Sardo (1999). "Verso il canone della Polis". përmbledhur nga Emanuele Greco (red.). La città greca antica: istituzioni, società e forme urbane (në italisht). Romë: Donzelli. fq. 86–87. ISBN 88-7989-507-9.
  4. ↑ Aristoteli, Politica, II, 1267 b-1269 a; VII, 1330 b.
  5. 1 2 Hanno-Walter Kruft (1990). Le città utopiche. La città ideale dal XV al XVIII secolo fra utopia e realtà (në italisht). Bari: Laterza. fq. 6–7. ISBN 88-420-3658-7.

Bibliografia

  • Aristoteli, Politika, II; VII.
  • Giuliano, Antonio (1987). Arte greca: Dall'età classica all'età ellenistica (në italisht). Milano: Il Saggiatore. fq. 528–554.
  • Emanuele Greco, red. (1999). La città greca antica: istituzioni, società e forme urbane (në italisht). Roma: Donzelli. ISBN 88-7989-507-9.
  • Kruft, Hyear-Walter (1990). Le città utopiche. La città ideale dal XV al XVIII secolo fra utopia e realtà (në italisht). Bari: Laterza. ISBN 88-420-3658-7.
  • Lo Sardo, Piero (1999). "Verso il canone della Polis". përmbledhur nga Emanuele Greco (red.). La città greca antica: istituzioni, società e forme urbane (në italisht). Romë: Donzelli. fq. 84–87. ISBN 88-7989-507-9.