Ius civile

Ius civile është ajo pejsë e të drejtës romake të rrjedhur nga mos maiorum, nga XII Tabelat dhe nga interpretatio e tyre, për tu zhvilluar pastaj në periudhën klasike nëpërmjet juristëve të lashtë.

Ajo përbën evoluimin laik të Ius Quiritium, e drejta më e vjetër e romakëve, ngushtësisht e lidhur me fenë dhe e zbuluar nga pontefeksët.[1]

Drejtë fundit të periudhës paraklaske edhe e drejta e dalë nga një lex apo nga një plebishit, kishte përfunduar duke u përfshirë te ius civile, ndërsa përgjatë shekullit I p.e.s. ai do të përfshinte edhe të drejtën e rrjedhur nga një senatus consultum apo nga një constitutio principis, të konsideruara akte me forcë e ligjit.[2]

Por ius civile është shprehje skajshmërisht e ndryshueshme, domethënia e së cilës varion sipas shprehjes të cilës i kundërvihet.

Ius civile dhe ius gentium

Në kundërvënie me ius gentium, E drejta romake që zbatohej edhe te të huajtë, ius civile identifikohej me të gjithë të drejtën në fuqi në civitas, që do të zbatohej vetëm ndaj qytetarëve romakë.[3]

Në këtë këndvështrim te ius civile do të përfshiheshin edhe ato klauzola të edikeve pretoriane që zbatoheshin vetëm për qytetarët romakë.

Ius civile dhe ius honorarium

Në dallim me ius honorarium, e drejta e krijuar nga pretori, nëpërmjet veprimtarisë së tij juridike, ius civile është e drejta e krijuar rregullisht në mënyrat e parashikuara për të prodhuar të drejtën në përgjithësi (ligje, plebishite, senatus consultum, constitutio principis).

Në këtë këndvështrim edhe ius gentium bën pjesë te ius civile.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Gaius (1904). Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 13–18.
  2. ↑ Gaius (1904). Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 1–13.
  3. ↑ Gaius (1904). Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 18–20.

Lidhje të jashtme