Auctoritas

Auctoritas është një fjalë latine që është origjina e termit «autoritet». Ndërsa historikisht përdorimi i tij kufizohej në rolin që ajo kishte në historinë politike të Romës, fillimi i filosofisë fenomenologjike në shekullin e XX do ta zgjeronte përdorimin e fjalës.[1]
Në Romën e Lashtë, auctoritas i referohej nivelit të përgjithshëm të prestigjit që një person kishte në shoqërinë romake dhe, për pasojë, ndikimit dhe kapacitetit të tij për të marrë mbështetje përreth vullnetit të tij. Githësesi, auctoritas nuk ishte vetëm politik; kishte një përmbajtje tërësisht tjetër që simbolizonte "pushtetin misterioz të komandimit" të figurave heroike romake.
Gratë fisnike mund të arrinin edhe ato një shkallë të auctoritas. Për shembull, gratë, motrat dhe nënat e perandorëve julio-klaudianë kishin një ndikim të jashtëzakonshëm mbi shoqërinë, mbi masat dhe mbi aparatin politik. Auctoritas e tyre ushtrohej në mënyrë më pak hapur kundrejtë figurave mashkullore, për shkak të normve sociale romake, por ishin megjithatë të fuqishme.
Etimologjia dhe origjina
Sipas gjuhëtarit francez Émile Benveniste,[2] auctor (që na jep edhe termin "autor") rrjedh nga fjala latine augeō ("të rritësh", "zmadhosh", "pasurosh"). Auctor është "is qui auget", ai që rrit veprimin ose situatën juridike të një tjetri.[3] Me gjasa, Benveniste mendonte se fjala latine "auctoritas" bazohej mbi një konceptim të hyjnor të pushtetit dhe jo mbi individin që arrinte në pozicionin e autoritetit.
Auctor në kuptimin e "autor", rrjedh nga auctor si themelues apo, mund të thuhet, "mbiellësit-kultivuesit". Në të njëjtën mënyrë, auctoritas i referohet legjitimitetit të vetë, mbështetur te të pasurit "prodhuar" apo mbajtur në shtëpi artikullin e pronësisë në fjalë – më shumë në kuptimin e "sponsorizuar" apo "fituar" se të "fabrikuar". Kjo auctoritas, për shembull, do të vijonte nëpërmjet një usucapio të pronës së paligjshme apo të braktisur.
Domethënia politike në Romën e Lashtë
Politikisht, autoriteti i Senatit Romak (auctoritas patrum) ishte i lidhur me auctoritas, për mos tu ngatërruar me potestas apo imperium, që zotëroheshin nga magjistratët apo nga populli i thjeshtë. Në këtë kuadër, auctoritas mund të përkufizohet si pushteti për të autorizuar ndonjë akt tjetër.
Klasicisti i shekullit të XIX Theodor Mommsen e përshkruan "forcën" e auctoritas si "më shumë se një këshill dhe më pak se një urdhër, një këshill që nuk mund të shpërfillet". Mark Tullius Ciceroni thotë për pushtetin dhe autoritetin: "Cum potestas in populo auctoritas in senatu sit". ("Ndërsa pushteti qëndron te populli, autoriteti i përket Senatit.")[4]
Në kuadrin privat, subjektet nën kujdestari, si gratë dhe minorenët, ishin njëlloj të detyruar të kërkonin sanksionimin e tutori të tyre ("kujdestarë") për veprime të caktuara. Kështu, auctoritas karakterizonte auctor: pater familias autorizonte – do me thënë vleftësonte dhe legjitimonte –martesën e birit të tij in prostate. Në këtë mënyrë, auctoritas mund të funksiononte si një lloj "këshilli pasiv", pikërisht si, për shembull, një autoritet akademik.
Përjashtimi tradicional perandorak romak për të shpallur çdo lloj koncepti legalist dhe gjendje të së drejtës nul dhe të anullonte procesin vendimmarrës të mëparshëm, në disa rrethana ushtarake dhe politik mbizotëronte mbi trupën legjislative themelore në brendësi të një kushtetute, pavarësisht faktit që ishte kodifikuar apo jo. Prerogativa perandorake është ajo për të mbrojtur shtetin nga e keqja dhe nga popujt e tij. Gjatë anullimit të korpusit të kushtetutës romake të ligjeve themelore dhe të shtetit të së drejtës, një diktator mund të zgjidhej nga Senati në Romën e Lashtë.
Auctoritas principis
Pas rënies së Republikës Romake, në periudhën Perandorake, perandori kishte titullin princeps ("qytetari i parë" i Romës) dhe zotëronte auctoritas principis – autoriteti suprem moral – bashkarisht me imperium dhe potestas – pushtetet ushtarake, gjyqësore dhe administrative. Do me thënë, ka një mos impenjim për një ndarje të pushteteve, disa të drejta civile, në konstucionalizëm, ndaj shtetit të së drejtës të kodifikuar dhe ndaj konceptit legalist të së drejtës.
Mesjeta
Nocioni i auctoritas, rrjedh nga tradita romake, do të thirrej shpesh nga papati gjatë Mesjetës, duke nisur nga papa Gelasi I, për të marë për vete një pushtet legjislativ dhe për ta dalluar nga potestas e perandorisë, do me thënë pushteti ekzekutiv.
Ndaj doktrinës gelasiane të «dy shpatave», sipas të cilës papa dhe perandori ishin si dy diej, që ndriçonin botën, secili në kuadre të ndryshme dhe autonomë, sipas përfytyrimit të Dantes, që faktikisht i atribuonte parit një pushtet shpirtëror, ndërsa të dytit pushtetin politik, papa Inoçenti III e zëvendësoi me alegorinë e Diellit dhe të Hënës, duke pretenduar të ashtuquajturën auctoritas për të rrëzuar mbretër dhe perandorë dhe për tu përpjekur për të vendosur një teokraci papnore që faktikisht nënvendoste ndaj vetes edhe potestas perandorake.[5][6]
Hannah Arendt
Hannah Arendt e konsideronte auctoritas një referim ndaj akteve të themelimit si burim i autoritetit politik në Romën e Lashtë. Merte zanafillë për të përfshirë (siç sugjeron augeō), ruajtjen dhe rritjen e vazhdueshme të parimeve të përcjella "nga fillimi". Sipas Arendt, ky burim autoriteti u rizbulua përgjatë Revolucionit Amerikan të shekullit të XVIII, si alternativë ndaj një tradite perëndimore të absolutizmit, që pretendonte një autoritet absolut, si nga perëndi, dhe në vijim nga ligji natyror, arsyeja, historia dhe madje, si në Revolucionin Francez, vetë revolucioni. Arendt shikon një krizë autoriteti si me Revolucionin Amerikan, ashtu dhe me atë Francez, dhe përgjigjen e kësaj krize një faktor kyç për suksesin relativ të të parit dhe dështimin e të dytit.[7]
Arendt e konsideronte për më tepër kuptimin e auctor dhe auctoritas në shprehje të ndryshme latine, dhe fakti që auctor do të përdorej në kundërvënie me, dhe (të paktën nga Plini) të konsideruar me më shumë rëndësi përkundrejtë artificave, artizanin me të cilin mund të prisje "thjeshtë" të ndërtoje apo të zbatoje vizionin dhe dizajnin e autor-themeluesit.[8]
Shiko gjithashtu
Definimi i auctoritas tek WikiFjalori
- Autoriteti
- Autori
- Pushteti (shoqëror dhe politik)
- Legjitimiteti (politik)
- Sundimi i ligjit
- Hierarkia
- Shtrëngimi
- Bindja
- Autoriteti karizmatik
- Sovraniteti
- Kushtetuta Romake
- Kushtetuta e Mbretërisë Romake
- Kushtetuta e Republikës Romake
- Kushtetuta e Perandorisë Romake
- Kushtetuta e Perandorisë së Vonë Romake
- Abusus
- Aedilen
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Auguri
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Censori
- Ciceroni
- Cirku Romak
- Civitas
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Diktatori romak
- Dominati (Roma)
- Drungos
- Dux
- Dymbëdhjetë Tabelat
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Fructus
- Genius loci
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus
- Ius civile
- Justitia
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Këshilli i Plebejve
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kodeksi i Justinianit
- Kodeksi i Theodosit
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Letrat e Ciceronit
- Lidhja Latine
- Ligjëratat e Ciceronit
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Personalitete romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Possessio
- Potestas
- Pretori
- Primus inter pares
- Principati (Roma)
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Republika Romake
- Rogatio
- Roma quadrata
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Usucapio
- Usus
- Valetudinarium
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
- ↑ "Definitions for auctoritas". Definitions.net (në anglisht).
- ↑ Émile Benveniste (1969). "6. le censor et l'auctoritas". Le vocabulaire des institutions indo-européennes (në frëngjisht). Vëll. 2: Pouvoir, droit, religion. Paris: Les Éditions de Minuit. fq. 143–151.
- ↑ James Bradstreet Greenough e konteston këtë etimologji të "auctor" – por jo kuptimin themelor dhe rritjen - te James Bradstreet Greenough (1893). Latin Etymologies. Harvard Studies in Classical Philology (në anglisht). Vëll. 4. Harvard University Press.
- ↑ Mark Tulius Ciceroni (1928). Clinton Walker Keyes (red.). De Legibus (në anglisht dhe latinisht). W. Heinemann. fq. 3.28.
- ↑ Diego Quaglioni (2005). "Duo Luminaria". Enciclopedia federiciana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- ↑ C. Di Fonzo (2021). "Il rovesciamento della metafora del sole e della luna: Agostino, Giovanni di Parigi e Dante". Rivista Internazionale di Diritto Comune (në italisht). 32: 275–297.
- ↑ Hannah Arendt (1965). "5. Foundation II: Novus Ordo Saeclorum". On Revolution (në anglisht). Viking Press. fq. 179–216.
- ↑ Hannah Arendt (1977). "3. What is Authority". Between Past and Future: Six Exercises in Political Thought (në anglisht). Viking Press. fq. 91–142.
Bibliografia
- Hannah Arendt (1965). "5. Foundation II: Novus Ordo Saeclorum". On Revolution (në anglisht). Viking Press. fq. 179–216.
- Hannah Arendt (1977). "3. What is Authority". Between Past and Future: Six Exercises in Political Thought (në anglisht). Viking Press. fq. 91–142.
- Émile Benveniste (1969). "6. le censor et l'auctoritas". Le vocabulaire des institutions indo-européennes (në frëngjisht). Vëll. 2: Pouvoir, droit, religion. Paris: Les Éditions de Minuit. fq. 143–151.
- Mark Tulius Ciceroni (1928). Clinton Walker Keyes (red.). De Legibus (në anglisht dhe latinisht). W. Heinemann.
- C. Di Fonzo (2021). "Il rovesciamento della metafora del sole e della luna: Agostino, Giovanni di Parigi e Dante". Rivista Internazionale di Diritto Comune (në italisht). 32: 275–297.
- James Bradstreet Greenough (1893). Latin Etymologies. Harvard Studies in Classical Philology (në anglisht). Vëll. 4. Harvard University Press.
- George Long (1875). "auctoritas". përmbledhur nga William Smith (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). John Murray. fq. 173–174.
- Theodor Mommsen (1887). Römisches Staatsrecht (në gjermanisht). Vëll. III. Verlag von S. Hirzel.
- Álvaro d'Ors Pérez Peix (1968). Derecho privado romano (në spanjisht). Ediciones Universidad de Navarra.
- Rafael Domingo Osle (1987). Teoría de la "auctoritas" (në spanjisht). Ediciones Universidad de Navarra. ISBN 978-84-3131021-9.
- Diego Quaglioni (2005). "Duo Luminaria". Enciclopedia federiciana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Marina Simeone (2023). Genealogia dell'Auctoritas (në anglisht). Milano: Mimesis. ISBN 979-122230791-6.