Potestas
Potestas është një fjalë latine që do të thotë poshtet apo aftësi. Ishte një koncept i rëndësishëm në të drejtën romake, që nuk duhet ngatërruar me auctoritas apo imperium. Përcaktonte më në veçanti fuqitë e një personi të njohur si magjistrat romak, në veçanti përgjatë Periudhën Republikane Romake, sipas të drejtës romake. Theodor Mommsen specifikon se «ppushteti publik quhej nga romakët, si imperium, ashtu dhe potestas».[1] Përmendet si potestas edhe pushteti i pater familias.
Origjina e konceptit
Idea e potestas i referohej fillimisht pushtetit, nëpërmjet shtrëngimit, të magjistratëve romakë për të shpallur edikte, pajtimin e personave që grindeshin midis njëri-tjetrit, etj. Ky pushtet, në teorinë politike dhe ligjore romake, konsiderohej analog, edhe pse më i vogël, ndaj pushtetit ushtarak. Magjistratët më të rëndësishëm (si konsujt apo pretorët) thuhej se kishin imperium, që ishte forma më e lartë e potestas dhe që i referohej pa dyshim pushtetit ushtarak.
Potestas dallonte fortësisht me pushtetin e Senatit Romak dhe prudenti, një term i zakonshëm me të cilin thirreshin juristët romakë. Ndërsa magjistratët kishin potestas, juristët dhe senatorët kishin auctoritas.
Është thënë se auctoritas është shfaqja e një dije të njohur shoqërisht, ndërsa potestas është shfaqja e një pushteti shoqërisht të njohur.
Në teorinë politike romake, të dyja ishin të nevojshme për të drejtuar res publica dhe duhet të qëndronin në kontakt të ngushtë duke u informuar reciprokisht.
Potestas midis magistratëve
Çdo magjistrat republikan kishte fuqi të caktuara kushtetuese (potestas), që përfshinin imperium, coercitio dhe auspicia (fuqi fetare). Këto pushtete baraspeshoheshin nga lidhje të ndryshme kushtetuese, midis të cilave kollegjialiteti (collega), e drejta e qytetarëve për t’iu drejtuar popullit (provocatio) dhe një ndarje kushtetuese e pushteteve ( provincia).
Potestas ishte pushteti i përgjithshëm i të gjithë magjistratëve, si e atyre që mbanin imperium (le të themi si consularis potestas, ashtu dhe consulare imperium), si atyre që nuk mbanin imperium: tribunët e plebejve (tribunicia potestas), censorët (censoria potestas), edilët (ædilicia potestas) dhe quaestor-ët (quæstoria potestas).[1] Megjithëse imperium dhe potestas ndonjëherë vendosen në kundërshti, e para drejton të dytën dhe vetëm magjistratët e lartë (konsujt, pretorët dhe magjistratët e jashtëzakonshëm) i kanë të dyja. Në të folurën e tanishme, në mënyrë të gabuar përcaktohen magjistratët superiorë cum imperio (me imperium) dhe magjistratët inferiorë cum potestate (me potestas).[1]
Çdo magjistrat romak ishte i veshur me një pjesë pak a shumë të rëndësishme të pushtetit, dhe kështu të gjithë magjistratët kishin njëfarë shkalle pushteti (maior potestas apo "fuqi të mëdha").[2] Magjistratët me më shumë pushtet i tejkalonin ata me më pak. Diktatorët kishin më shumë pushtet se çdo magjistratë tjetër. Pas diktatorit, ishte censori, pastaj konsulli, pretori, edili dhe në fund kuestori. Çdo magjistrat me veton e tij mund të bllokonte vetëm një veprim të ndërmarrë nga një magjistrat të shkallës së njëjtë ose më të ulët. Për rrjedhojë, asnjë magjstrat nuk mund t’i vendoste veton vendimeve të Senatit apo të asembleve.[1]
Çdo magjistrat i zakonshëm mund të pengonte (duke i vendosur veton) një veprimi që ndërmerrej nga një magjistrat i të njëjtës shkallë ose më të vogël. Nëse kjo pengesë ndodhte midis dy magjistratëve që kishin të njëjtat fuqi (si p.sh.: dy pretorë), kjo quhej da potestas.[3] Kjo formë obstruksionizmi nuk ishte një veto, por ishte një opozitë e mirëfilltë. Nëse një pengesë e tillë ndodhte përkundrejtë një magjistrati me pushtet të vogël (si një konsull që vepron kundër një pretori), atëherë flitet për intercessio.[3] Në këtë rast, magjistrati i kundërvihet pushtetit të tij superior (maior potestas) për të anulluar aktet e një magjistrati inferior.[1]
Maior potestas e konsullit ilustrohet nga dymbëdhjetë liktorët që shoqëronin çdo konsull.[4] Konsujt kishin pushtet suprem, si në fushën civile, ashtu dhe atë ushtarake. Pushteti suprem i konsullit ishte pasojë e faktit që asnjë magjistrat i zakonshëm mbante një shkallë të maior potestas më të lartë se konsulli (përveç censorit, që nuk ka imperium).
Potestas në Periudhën Perandorake
Kur u themelua perandoria, imperium proconsolare i jepte perandorit autoritet mbi aparatin ushtarak romak dhe fuqitë e tij tribunore (potestas tribunicia) i jepnin pushtet mbi aparatin civil romak.[5]
Nga reformat e Dioklecianit dhe të Kostandinit, që do të shkaktonin militarizimin e shërbimit civil romak, ushtrimi i potestas do të konkretizohej në veshjen e Cingulum, një rrip i mbajtur në fillim vetëm nga komandantët e trupave.[6]
Mbijetesa e potestas në mbretëritë romako-gjermanike etj.
Mbretëritë gjermanike të vendosura ligjërisht në tokak që i përkisnin perandorisë do të integroheshin plotësisht në sistemin romak të potestas. Administratorët, në emr të princeps, të Belgiae Seconda, Çilderiku dhe i biri, Klovisi kishin pushtete konsullore në këtë provincë, dhe si të tillë kishin potestas principalis në këtë provincë, si përfaqësues të princeps dhe kështu mbajtës të cingulum.[7]
Evoluimi i konceptit gjatë mesjetës
Pas Rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, pjesa më e madhe e institucioneve të ligjit romak ranë në mospërdorim, por shumë nga teoria politike do të mbetej. Gjatë viteve të para të Mesjetës bota e krishterë u gjend duke u drejtuar nga dy pushtete universale, do me thënë nga papa dhe nga perandori gjermaniko-romak, që përngjasoheshin me dy diej, sepse konsideroheshin të dy me origjinë hyjnore.[8]
I pari kishte pushtet shpirtëror, që identifikohej me auctoritas, ndërsa i dyti kishte pushtet politik, i identifikuar pikërisht me potestas.[8]
Fillimisht, që nga Mesjeta e hershme, ishte papa që e kurorëzonte perandorin dhe nga ana e tij perandori që e zgjidhte papën, në këtë mënyrë u gjendën në një situatë të barazpeshuar, por pas Luftës për Mandatet, papa do të zgjidhej nga Kolegji i Kardinalëve, gjë që ndodh edhe tani, duke pretenduar një supremaci gjithmonë e më të madhe kundrejtë perandorit, duke e zëvendësuar doktrinën e dy diejve me atë të Diellit dhe Hënës, që e shihte perandorin vartës të papës.[9]
Hap pas hapi që Perandoria Gjermaniko-Romake shkonte drejtë shpërbërjes, monarkitë kombëtare shpallën pavarësinë e tyre. Një mënyrë me të cilën ia arritën, qe duke pohuar se mbreti kishte në mbretërinë e vetë, të njëjtin pushtet të perandorit në perandori, dhe kështu ai do të merte edhe atributet e potestas.
Podestà
Në disa qytet-shtete italiane, termi potestas përshkruante autoritetin e një magjistrati të zhvilluar në Podestà, e cila ishte titulli i magjistratit kryesor.
Shiko gjithashtu
- Pushteti (shoqëror dhe politik)
- Teoria juridike
- Autoriteti
- Legjitimiteti (politik)
- Shtrëngimi
- Ndarja e fesë nga shteti
- Provocation ad populum
- Abusus
- Aedilen
- Aerarium
- Agentes in rebus
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Auctoritas
- Auguri
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Censori
- Cirku Romak
- Civitas
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Diktatori romak
- Dominati (Roma)
- Dux
- Dymbëdhjetë Tabelat
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Folklori Romak
- Folklori i lashtë grek
- Forumet Romake
- Fructus
- Frumentarii
- Gaius Marius
- Genius loci
- Gens
- Harku i Triumfit
- Historia e Kushtetutës romake
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Iliro-romakët
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Këshilli i Plebejve
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kodeksi i Justinianit
- Kodeksi i Theodosit
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Magister militum Ilirikum
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Personalitete romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Possessio
- Pretori
- Primus inter pares
- Principati (Roma)
- Provinca romake e Epirit
- Republika Romake
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Usucapio
- Usus
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Vicus
- Vigiles
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citimet fundore
- 1 2 3 4 5 Theodor Mommsen (1876). "Magistratus. Pro magistratu. Imperium. Potestas". Römisches Staatsrecht (në gjermanisht). Vëll. I. Lajpcig: Verlag von S. Hirzel. fq. 7–24.
- ↑ Frank Frost Abbott (1901). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Elibron Classics. fq. 151. ISBN 054392749-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - 1 2 Frank Frost Abbott (1901). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Elibron Classics. fq. 154. ISBN 054392749-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - ↑ Robert Byrd (1995). The Senate of the Roman Republic (në anglisht). Lightning Source. fq. 21. ISBN 089875393-7.
- ↑ Frank Frost Abbott (1901). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Elibron Classics. fq. 356–357. ISBN 054392749-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - ↑ Karl Ferdinand Werner (1984). Naissance de la noblesse (në frëngjisht). Fayard. fq. 214. ISBN 2-213-02148-1.
- ↑ Karl Ferdinand Werner (1984). Naissance de la noblesse (në frëngjisht). Fayard. fq. 202. ISBN 2-213-02148-1.
- 1 2 Francesco Ruffini (1974). Relazioni tra Stato e Chiesa: lineamenti storici e sistematici (në italisht). Il Mulino. fq. 182–183. (cituar te Lorena Forni (2010). La laicità nel pensiero dei giuristi italiani: tra tradizione e innovazione (në italisht). Giuffrè Editore. fq. 135.
- ↑ Diego Quaglioni (2005). "Duo Luminaria". Enciclopedia federiciana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
Bibliografia
- Frank Frost Abbott (1901). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Elibron Classics. ISBN 054392749-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Fernando Betancourt (2007). Derecho Romano Clásico (në spanjisht). Universidad de Sevilla. ISBN 978-84-472-1099-2.
- Robert Byrd (1995). The Senate of the Roman Republic (në anglisht). Lightning Source. ISBN 089875393-7.
- Lorena Forni (2010). La laicità nel pensiero dei giuristi italiani: tra tradizione e innovazione (në italisht). Giuffrè Editore.
- Roldán Hervas; José Manuel (1995). Historia de Roma (në spanjisht). Universidad de Salamanca. ISBN 84-7481-822-2.
- Theodor Mommsen (1876). "Magistratus. Pro magistratu. Imperium. Potestas". Römisches Staatsrecht (në gjermanisht). Vëll. I. Lajpcig: Verlag von S. Hirzel. fq. 7–24.
- Diego Quaglioni (2005). "Duo Luminaria". Enciclopedia federiciana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Francesco Ruffini (1974). Relazioni tra Stato e Chiesa: lineamenti storici e sistematici (në italisht). Il Mulino. fq. 182–183.
- Karl Ferdinand Werner (1984). Naissance de la noblesse (në frëngjisht). Fayard. ISBN 2-213-02148-1.