Possessio

Romën e Lashtë, possessio ose possession ishte situata faktike, kur zotëruesi përdor dhe zotëron një send. Ishte e mundur të zotëronte sende të përditshme, kryesisht sende trupore, por në Romë kishte edhe dallime midis të drejtave të zotërimit.[1]

Një dallim midis zotërimit dhe pronësisë u bë në Perandorinë Romake, ku Domitius Ulpiani te Digest thotë se : Pronësia dhe zotërimi nuk kanë gjë të përbashkët.[2] Dallimi midis tyre tregon se zotërimi është një marrëdhënie faktike, ndërsa pronësia është një marrëdhënie ligjore.[3] Një pronar mund të jetë vetëm një person që ka pushtetin më të madh ligjor mbi një send. Kjo do të thotë se pronari faktikisht mund ta disponojë sendin, por ai gjithashtu ka të drejtën e zotërimit dhe përdorimit. Zotëruesi është ai që është në zotërim të sendit në një kohë të caktuar, por ai nuk ka të drejtën për ta disponuar sendin.[4]

Possessio është një term, që në të drejtën romake tregonte një situatë zotërimi, që përgjithësisht kishte të bënte me:

  • corpus: raportin material me res (send);
  • animus, synimin për të zotëruar një res në mënyrë përjashtimore.

Në mënyrë që një gjë të zotërohet, duhet të ketë të dyja, një animus possidendi ose vullnetin për të zotëruar një send dhe një corpus possidendi ose zotërimin faktik të sendit.[5]

Lloje të ndryshme possessio

Possessio Naturalis

Përcaktohet si possessio naturalis ai zotërim i karakterizuar nga ekzistenca vetëm e corpus, pa animus: për këtë shpesh përkufizohet si possessio corpore.

Mungesa e animus përcaktonte një zotërim në emër të të tjerëve, kështu që të një possessio alieno nomine. Pikërisht për këtë arsye, për possessio naturalis nuk kishte asnjë lloj interdictum.

Possessio ad interdicta

Bëhet fjalë për një lloj possessio të dallueshëm nga bashkekzistenca e animus dhe e corpus. Tutela garantohej nga përdorimi i interdictum.

Possessio ad interdicta sine animus possidendi

Possessio ad interdicta sine animus possidendi është zotërimi, i mbrojtur nga interdicta, por e karakterizuar nga një mungesë e animus possidendi. Bëhet fjalë për një possessio anomale, të karalterizuar vetëm nga corpus dhe të parashikuar vetëm për tre figura të posaçme:

Precarista

Fillimisht bëhej fjalë për personin që kërkonte nëpërmjet një lutjeje (preces) një parcelë toke një grupi familjar.

Në vijim precarista ishte ai që "zotëronte" një parcelë Ager publicus, në pronësi të populus romanus, pas pagimit të një tarife (vectigal).

Interdictum justifikohet me nevojën për të mbrojtur mbi të gjitha pronën dhe, për rrjedhojë, pronarin; ndërsa nuk ishte e nevojshme kundër precarista, për të cilin ishte i mjaftueshëm shpronësimi.

Me zgjerim, nga ana e Dioklecianit të pagimit të vectigal edhe për tokat që nuk i përkisnin Ager publicus do të përcaktonte analogimin e gjendjes së precarista me atë të dominus ex iure Quiritium.

Sequestrator

Sequestrator që kishte detyrën e caktimit kujdestar të një res të kontestuar në një proçes.

Mbrejtja kujdestare justifikohej me nevojën e mbrojtjes së interesit (të sigurtë) të sequestrator, përkundrejtë interesit (të pasigurtë) të palëve, si të mund ta mernin, si të mos e mernin res të kontestuar.

Creditorem pignoraticius

Creditorem pignoraticius ishte ai i cili marte një res si garanci për një kredi.

Mbrojtja interdictum justifikohej me nevonën për të përforcuar pritshmërinë, por mbi të gjitha garancinë kreditore që, me mundësinë e humbjes së res në çdo kohë, do të ishte tërësisht e pambështetur.

Possessio civilis

Bëhet fjalë për possessio të konvertueshme në dominium ex iure Quiritium, falë ekzistencës së një Iusta Causa, të lidhur me iure civile (për shembull shit-blerjet), pas një periudhe të caktuar kohore që do të përcaktonte usucapio.

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. E. Ilus, Rooma eraõiguse alused, 2005, Pärnu: Penikoorem
  2. Domitius Ulpiani, Digest, 41.2.12.1
  3. Domitius Ulpiani, Digest, 41.2.1.3
  4. H. Siimets-Gross, Rooma eraõiguse konspekt, 2020
  5. Domitius Ulpiani, Digest, 41.2.3.1: Et apiscimur possessionem corpore et animo, neque per se animo aut per se corpore. /…/ (Dhe ne marim zotërimin fizikisht dhe nëpërmjet vullnetit, jo vetëm nëpërmjet vullnetit dhe jo vetëm nëpërmjet zotërimit trupor.

Bibliografia

  • Mannino, Introduzione alla storia del diritto privato dei Romani.
  • E. Ilus, Rooma eraõiguse alused. Pärnu: Penikoorem, 2005.
  • H. Siimets-Gross, Rooma eraõiguse konspekt 2020.
  • H. Siimets-Gross, Ristikivi M. Fontes iuris Romani. Romaõiguse allikate kogumik. Tartu: Tartu Ülikooli Kirjastus 2019.