Usucapio

Usucapio ishte një koncept në të drejtën romake që lidhej me fitimin e pronësisë së një sendi nëpërmjet zotërimit.[1] Në vijim do të zhvillohej si një parim i sistemeve të së drejtës civile. Ishte e ngjashme me konceptin e ligjit të përgjithsëm adversus possession, ose fitimit të pronësisë së tokës në mënyrë parashkruese.

Përmbledhje

I përkiste ius Quiritium, ky institut parashikohej duke nisur të paktën nga Dymbëdhjetë Tabelat, ku përcaktohej se ai që do të mbante usus mbi një send për një vit, nëse ishte e lëvizshme, ose dy nëse ishte e palëvizshme do të fitonte dominium;[2] është interesante të vërehet si kjo periudhë përkonte me atë pas të cilës pushonte auctoritas e të çzotëruarit, d.m.th. garancia që ai duhet të tregonte fituesit kundër shpronësimit.[3]

Duke qenë se mancipatio dhe in iure cessio ishin mënyra natyrore publike të fitimit të pronësisë, usucapio ishte mënyra e vetme private e ius civile.[4] Pronësia e një sendi në të drejtën romake zakonisht mbrohej përgjithmonë, derisa në një kufi prej tridhjetë vjetësh do të futej në vitin 426 të e.s. mbi veprimet nga Teodosi me fjalë të tjera, duke penguar pronarin e një sendi që ta merte atë mbrapsht ose të kërkonte zhdëmtimin pas tridhjetë vjetësh.[5]

Usacapio ishte një formë parashkrimi kalimi i kohës titulluar mbajtësit të një të drejtave të posaçme të fitimit.[5] Kjo e drejtë ishte një e drejtë e re, par referenca në ndonjë të drejtë ekzistuese.[6]

Usucapio ndodhte në dy raste: kur një send ishte transferuar në mënyrë të papërshtatshme (për shembull, duke transferuar një res mancipi nëpërmjet traditio), ose kur transferuesi i një sendi nuk mbante titullin e përshtatshëm të pronësisë (për shembull, shitja nëpërmjet një jo pronari).[5]

Usucapione pro herede parashikonte që personi që kishte marrë zotërimin e një sendi të vetëm të trashëgueshëm, megjithëse i përkiste një trashëgimie të përgjithshme, pasi kalohej një vit do të fitonte të drejtën e trashëgimisë në tërësinë e saj, edhe pse në difekt të titullit ose në keqbesim. Kjo përfaqësonte nevojën që një trashëgimi të mos mbetej për një kohë të gjatë e braktisur. Jurisprudenca laike i kufizoi efektet e këtij lloj usucapio.

Sende që përjashtoheshin

Faktikisht, që nga kohët më të largëta vendoseshin kufizime ndaj mundësisë për të përfituar usucapio ndaj një sendi. Në veçanti përjashtoheshin këto sende:

  • res furtivae: në kuadrin e një ndalimi që vinte nga Dymbëdhjetë Tabelat, e treta, megjithëse në mirëbesim, dhe aq më pak hajduti nuk mund të përfitonin sendet e ardhura nga vjedhja;[7] në bazë të lex Atinia (shekulli II p.e.s.), marrësi i res furtiva pengohej nga auctoritas mbi sendin derisa ai të mos i kthehej pronarit legjitim.[8]
  • res vi possessae: lex Plautia dhe lex Iulia de vi (shekulli I p.e.s.) përcaktonin po aq pamundësi për të përfituar sendet e marra nëpërmjet dhunës.
  • res extra commercium.
  • res incorporale, duke përjashtuar hereditas.[9]
  • res mancipi të mara nga një grua nën kujdestarinë e një të afërmi dhe pa ndihmën e kujdestarit.[10]
  • skllevërit e liruar.[11]

Kërkesat

Ishin pesë kërkesa për fitimin e pronësisë nëpërmjet usucapio. Së pari, pretenduesi duhet të kishte zotërimin e pandërprerë për periudhën e domosdoshme të kohës. Pretenduesi duhet ta kishte fituar sendin me iusta causa dhe në mirëbesim (bona fides). Sendi duhet të kishte kapacitet pronësie dhe nuk duhet të ishte vjedhur ose marë me forcë në asnjë kohë.[5]

Në këtë mënyrë kërkesat klasike për tu fituar usucapio ishin:

  • Res habilis: sendi nuk duhet të bënte pjesë te të përjashtuarat.
  • Titulus (ose iusta causa): bëhet fjalë për një titull, shpesh që përkon me iusta causa traditionis, e përshtatshme për të justifikuar zotërimin e sendit.[12]
  • Fides: mirëbesimi, pasi zotëruesi duhet ta injoroi se nuk legjitimohet se ka marrë për vete sendin (mala fides superveniens non nocet).
  • Possessio, që duhet të jetë proprio nomine.
  • Tempus, një vit për pronat e luajtshme dhe dy për të paluajtshmet.

Zotërimi

Periudha e domosdoshme kohore ishte vetëm një vit për pronat e lëvizshme dhe dy vjetë për tokën.[5] Res universitas, grupe sendesh si një trashëgimi e cila mund të përfshijë të dyja, si prona të lëvizshme ashtu dhe të palëvizshme, do të vendoseshin nën rregullin e një viti.[13] Kjo i është atribuar gjerësisht kohës së Dymbëdhjetë Tabelave, që përfshihen nga Ciceroni.[4] Kërkesa e zotërimit të zgjatur besohet se ka qenë fillimisht kërkesa e vetme, megjithëse disa lloje sendesh përjashtoheshin.

Këto sende të përjashtuara përfshinin sendet e vjedhura, res mancipi nën kujdestarinë e një tjetri dhe limes vija pesë këmbë të domosdoshme midis zotërimeve fqinje tokësore.[14] Periudha kohore do të ketë formuar pjesën ndaluese në Romën e hershme, ku bashkësia ishte mjaftueshëm e vogël që pronari mund ta identifikonte lehtësisht dhe rifitonte sendin e tij duke konsideruar gjithashtu se nëse ata kishin qenë vjedhur, ata nuk duhet të përfitoheshin. Usucapio në këtë mënyrë duhet të ketë qenë kufizuar në shumicën e rasteve në kalimin informal të res mancipi.[14]

Pasi Roma do të zhvillohej, sidoqoftë, u bë gjithmonë e më shumë me gjasa që pronari do të ishte largë nga ajo për një vit ose më shumë. Pretori e zgjati rregullin për zotërimin në çështjet e reja, të cilat do të formonin një pjesë qendrore të usucapio: për shembull, çështja e trashëguesit që beson se sendet e huazuara më parë janë pjesë e trashëgimisë së tij.[15]

Iusta causa dhe mirëbesimi

Iusta causa (në mënyrë alternative "iustus titulus") është një kërkesë, në thelb, që kalimi të jetë i vlefshëm nëse jo për një nga dy rastet e përmendura më sipër. Kjo do të ishte një mënyrë e njohur kalimi për shembull, dhurimi ose shitja. Kjo duhet të ndodhte faktikisht; ajo nuk mundtë qëndronte mbi një besim të gabuar të të qenit shitur ose dhuruar, i cili është dallimi kryesor midis iusta causa dhe mirëbesimit në praktikë.[16]

Mirëbesimi nuk është lehtësisht i përcaktueshëm, megjithëse është një koncept i zakonshëm në të drejtën romake. Në rastin e shitjes nga një jo pronar (ose një tjetër difekt në titull), atëherë ai me gjasa nënkuptonte se pretenduesi besonte se ai po bëhej pronari. Megjithatë, marësi i një res mancipi nëpërmjet traditio duhet ta kuptojë sigurisht problemin, por kjo nuk e parandalon usucapio. Barra e provës ishte mbi këdo që diskutonte usucapio për të treguar keqbesim. Keqbesimi duhet të tregohej në një pikë të iusta causa ai ishte i pamjaftueshëm për të treguar se pretenduesi më vonë e kuptoi se sendi kishte ardhur nga një jo pronar.[17]

Sendi i vjedhur ose marë me forcë

Pretenduesi duhet të ishte një res habilis, një objekt me kapacitet pronësie private dhe jo përndryshe i ndaluar.[13]

Diçka që ishte vjedhur në çdo pikë (furtum) ose marrë me forcë nuk mund të ligjërohej. Furtum ishte shumë më i gjerë sesa vjedhja në ligjin modern kriminal (furtum ishte një veprim civil), që përfshin shumicën e llojeve të ndërhyrjeve në keqbesim në pronën e një tjetri.[18] Kjo kishte efektin praktik të zgjerimit të kërkesës së mirëbesimit te kaluesi ashtu dhe te marësi për dikë që e shiti, dhuroi ose kaloi në një mënyrë tjetër pronësinë e dikujt tjetri në keqbesim kryente furtum.

Në të vërtetë, që kaluesi është një jo pronar faktikisht normalisht nënkupton se në njëfarë pike ka pasur furtum. Gaius, në librin e dytë të Institutes jep dy kundër-shembuj: së pari, ku një huazues ka vdekur dhe trashëgimtari i tij beson se sendi është pjesë e trashëgimisë së tij dhe e shet atë; së dyti, kur një person me një usufructus mbi një skllave, në padijeni të ligjit, beson gabimisht se fëmija është i tiji dhe e shet atë.[19]

Toka nuk mund të vidhet, por ajo mund sigurisht të meret me forcë. Në të dyja rastet (vjedhja ose rrëmbimi) ajo është vetëm nëse pronari nga i cili ajo është vjedhur e rifiton atë, ose e konsideron atë të humbur përgjithmonë (d.m.th. e braktis atë), që një usucapio e vlefshme mund të ndodh.

Duke parë këtë kufizim strikt, usucapio duhet me siguri të kishte të bënte rreth ndryshimit të barrës së provës për pretenduesin nga zotëruesi, zotërimi i të cilit zakonisht ishte i lehtë për tu treguar.[20] Sidoqoftë, ai mbetej një largim nga idetë e zakonshme romake të pronësisë.[21]

Pronësia bonitare dhe zotërimi në mirëbesim

Dy rastet ku usucapio mund të thuhet se krijon dy klasa njerëzish "pronari bonitar", ku formalitetet nuk janë hartuar me, dhe "zotëruesi në mirëbesim" ku, për shembull, shitësi nuk është pronar. Nën statut, asnjë klasë e personave nuk kishin ndonjë mbrojtje më të madhe sesa një zotërues i thjeshtë. Si të tillë, pretendimet e tyre qëndrojnë vetëm kundër ç-zotëruesit të menjëhershëm të tyre, dhe ishin pa një veprim kundër ç-zotëruesve të mëtejshëm. Pretori u jepte atyre mbrojtje të mëtejshme, me gjasa në Republikën e Vonë Romake. Pronari bonitar mbrohej kundër kujtdo, zotëruesi në mirëbesim mbrohej në lidhje me çdokënd përveç pronarit.[22]

Për ti mohuar pronarit të drejtën e vindicatio kundër zotëruesit në mirëbesim duhet të bihej në kundërshtim me konceptin e usucapio, me përfundimin e saj përpara se koha e kërkuar të përmbushej. Në rastin e pronarit bonitar, pretori mundësonte një mbrojtje ndaj vindicatio nëse kishte pasur një kalim (të papërshtatshëm ose jo). Ishte e zakonshme për pretorin të injoronte formalitetet teknike për të arritur përfitime praktike, në këtë rast sigurisht të pronësisë.[23]

Nësa as pronari bonitar, as zotëruesi në mirëbesim ishte ç-zotëruar, ai mundëte nën ligjin normal të pretendonte një interdictum possessio, kundër ç-zotëruesit të tij, por kjo nuk mbulonte njerëz të tjerë nëse zotërimi do të ishte kaluar më tej. Nëse ç-zotëruesi i menjëhershëm ishte pronari, atëherë rasti do të ishte i njëjtë si për vindicatio: pronari bonitar do të kishte një pretendim, por jo zotëruesi në mirëbesim. Nëse ç-zotëruesi i menjëhershëm nuk ishte pronari, atëherë të dy, pronari bonitar dhe zotëruesi në mirëbesim do të kishin një pretendim. Ky pretendim ishte actio publiciana.[24]

Duke i dhënë pronarit bonitar mbrojtje e një pronari, pretori e kishte dobësuar shumë dallimin e res mancipi dhe vihej pranë shfuqizimit të nevojës për mancipatio. Romakët nuk flisnin për pronar bonitar si dominus (si do të konsiderohej një pronar normal), por do të thoshnin se ai kishte sendin in bonis nga i cili rrjedh termi "bonitar".[23] Romakët e konsideronin pronësinë unike dhe të pandashme: në këtë mënyrë, dikush ose kishte të drejtat e pronësisë ose nuk i kishte. Dallimi i pretori e bëri këtë të paqartë.

Përfundimisht, Justiniani do ta shfuqizonte res mancipi, kështu që pronari bonitar do të bëhej pronar dhe ky problem teorik u zgjidh. Sidoqoftë, pozicioni si zotëruesi në mirëbesim mbështetej mbi një koncept të titullit relativ, pjesë e ligjit të zakonshëm, por diçka që ishte e huaj për idetë romake të pronësisë. Romakët thjeshtë konsideronin zotërimin e tij, duke e anashkaluar kësht problemin teorik.[24]

Shiko gjithashtu

Citimet fundore

  1. Gaius (1904). "II, 65.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 164–168.
  2. Gaius (1904). "II, 42.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 129–131.
  3. Ciceroni, Topica, 23.
  4. 1 2 Thomas, J. A. C. (1976). Textbook of Roman Law (në anglisht). Oksford: North Holland. fq. 157. ISBN 0-7204-0517-3.
  5. 1 2 3 4 5 Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 122. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  6. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 121. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  7. Gaius (1904). "II, 45.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Laë By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 132–135.
  8. Aul Gellius (1927). Noctes Atticae (në anglisht). Përkthyer nga John C. Rolfe nëpërmjet Penelope.uchicago.edu.
  9. Gaius (1904). "II, 52 e në vijim". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 142–168.
  10. Gaius (1904). "II, 47.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 136–139.
  11. Gaius (1904). "II, 48.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 139–142.
  12. Gaius (1904). "II, 14a-79". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 128–168.
  13. 1 2 Thomas, J. A. C. (1976). Textbook of Roman Law (në anglisht). Oksford: North Holland. fq. 159. ISBN 0-7204-0517-3.
  14. 1 2 Thomas, J. A. C. (1976). Textbook of Roman Law (në anglisht). Oksford: North Holland. fq. 158. ISBN 0-7204-0517-3.
  15. Thomas, J. A. C. (1976). Textbook of Roman Law (në anglisht). Oksford: North Holland. fq. 158-159. ISBN 0-7204-0517-3.
  16. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 122-123. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  17. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 123. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  18. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 123-124. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  19. Gaius (1904). "II, 50.". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whitttuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law By Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 132–162.
  20. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 124. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  21. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 124-125. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  22. Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 125. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  23. 1 2 Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 126. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
  24. 1 2 Nicholas, Barry (1962). An Introduction to Roman Law. Clarendon Law (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 126-127. ISBN 0-19-876063-9. {{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)

Bibliografia

Lidhje të jashtme

Definimi i usucapio tek WikiFjalori

  • "usucapio". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Encyclopædia Britannica inc.
  • Charlton T. Lewis; Charles Short (1879). "usucapio". A Latin Dictionary (në anglisht dhe latinisht). Claredon Press.
  • Félix Gaffiot (1934). "usucapio". Dictionnaire illustré latin-français (në frëngjisht dhe latinisht). Hachette.
  • Harry Thurston Peck, red. (1898). "usucapio". Harper’s Dictionary of Classical Antiquities (në anglisht). Harper & Brothers.