Usus

Usus (nga latinishtja përdorim) është e drejta për të përdorur një send, pa i perceptuar frytet e tij. Ai ishte një preçedent historik në të drejtën romake e usucapio (fitimi nëpërmjet parshkrimit, si vetë emërtimi i saj e përcakton qartësisht), ishte një mekanizëm fitimi i pronësisë në çdo situatë pushteti për ushtrimin konkret të personit për një vit os një dy-vjeçar (sipas rregullimeve të Dymbëdhjetë Tabelave).

Dallohet nga usucapio pas kjo e fundit u formua nga juristët si mënyrë për të fituar (një titullo origjinal) pronësinë (dhe vetëm për këtë) bazuar në zgjatjen e zotërimit të një res corporalis për një periudhë të caktuar kohore. Kërkohej një vit për të fituar pronësinë për pronat e luajtshme dhe dy vjetë për pronat e paluajtshme, afate për përmbushjen e usucapio që mbetën indentike me ato për usus.

Zbatimi i veçantë i usus qe ai i usus maritalis, që mundësonte të fitohej pushteti i manus mbi gruan, duke e bërë në këtë mënyrë të hynte në familia të burrit. 'Usus maritalis u përdor për ta dorëzuar gruan në dorë, në rastin në të cilin pushteti i manus nuk ishte formuar as nëpërmjet confarreatio, as nëpërmjet coemptio. Fitohej manus mbi gruan pas një bashkëjetese që zgjaste për një vit. Për të shmangur një rezultat të tillë, gruaja mund tië përdorte trinoctis usurpatio (apo thjeshtë trinoctium), që donte të thoshte të largohej çdo vit për tre netë nga shtëpia bashkëshortore.

Ai dallohej nga:

  • Fructus, i cili ishte e drejta për të disponuar frytet e një prone;
  • abusus, i cili ishte e drejta për të disponuar një pronë dhe në veçanti tëhuajzuar atë.

Këto tre të drejta ishin pjesë e të drejtës së pronësisë.[1] Kombinimi i usus dhe fructus formojnë të drejtën për të përdorur një pronë dhe të gëzuar frytet e saj ("usufructio")

Shiko gjithashtu

  • Definimi i usus tek WikiFjalori

Bibliografia

  • Giovanni Nicosia (2013). Nuovi Profili Istituzionali di Diritto Privato Romano (në anglisht). Katania: Libreria Editrice Torre Sas. ISBN 978-88-7132-069-4.
  1. "usus" (në frëngjisht). Larousse. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2025. Marrë më 1 dhjetor 2025.