Abusus

Abusus është një nga atributet e të drejtës së pronësisë, e drejta për të përdorur pronën e dikujt, nëse ai është përdorim ligjor i pronës së dikujt duke e tëhuajzuar (shitur ose dhuruar) ose përdorimit material duke e shkatërruar ose dëmtuar. Abusus mund të mbahet nga pronari, zotëruesi, por në asnjë rast nga përdoruesi shpërdorues.

Ajo është copëtimi i të drejtës së pronësisë me usus, e drejta për të përdorur një send pa i marë frytet e tij (e drejta për të jetuar në një shtëpi, nga e cila përdoruesi përfiton usus) dhe fructus, e drejta për të vjelë frytet dhe të ardhurat (e drejta për të dhënë me rentë dhe për të vjelë rentat e një shtëpie nga e cila personi përfiton fructus). Usus dhe fructus zakonisht kombinohen për të formuar usufructus.

Abusus është një e drejtë reale në kuptimin që ajo ushtrohet mbi një send.

Shiko gjithashtu

Referencat