Vicesima hereditatium

Vicesima hereditatum ishte një taksë romake prej pesë përqitësh mbi pronësinë e trashëguar.

Historia

Përgjatë Periudhës Republikane nuk u rregjistruan taksime të trashëgimisë, megjithë dëshmitë e shumta për ligje testamentare. Vicesima hereditatum ("e njëzeta e trashëgimisë") u vendos nga perandori i parë romak, Augusti, në dekadën e fundit të sundimit të tij.[1] Taksa pesë përqint u zbatua vetëm për trashëgimitë e mara nëpërmjet testamenteve dhe të afërmit e ngushtë përjashtoheshin nga pagimi i saj, duke përfshirë gjyshërit e vdekur, prindërit, fëmijët, nipërit dhe vëllezërit dhe motrat.[2] Çështja nëse një bashkëshort përjashtohej ishte e ndërlikuar—nga Republika e Vonë e në vijim, burrat dhe gratë mbanin pasurinë e tyre vetjake përpikmërisht të ndarë, pasi një grua romake mbetej pjesë e familjes së saj të lindjes dhe jo nën kontrollin ligjor të burrit të saj.[3] Vlerat shoqërore romake mbi përkushtimin bashkëshortor me gjasa e përjashtonin një bashkëshort.[4] Pronat tokësore poshtë njëfarë vlere gjithashtu përjashtoheshin nga taksimi, sipas një burimi,[5] por dëshmi të tjera tregojnë se kjo ishte vetëm rasti i viteve të para të sundimit të Trajanit.[6]

Shiko gjithashtu

Citime fundore

  1. ↑ Jane Gardner (2001). "13. Nearest and Dearest: Liability to Inheritance Tax in Roman Families". përmbledhur nga Suzanne Dixon (red.). Childhood, Class and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 205, 213. ISBN 0-203-99603-8.
  2. ↑ Jane Gardner (2001). "13. Nearest and Dearest: Liability to Inheritance Tax in Roman Families". përmbledhur nga Suzanne Dixon (red.). Childhood, Class and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 205, 211. ISBN 0-203-99603-8.
  3. ↑ Jane Gardner (2001). "13. Nearest and Dearest: Liability to Inheritance Tax in Roman Families". përmbledhur nga Suzanne Dixon (red.). Childhood, Class and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 214. ISBN 0-203-99603-8.; shiko më tej Bruce W. Frier; Thomas A. J. McGinn (2004). A Casebook on Roman Family Law (në anglisht). Oxford University Press. fq. 19–20. dhe Beryl Rawson (1999). The Roman Family in Italy (në anglisht). Oxford University Press. fq. 15–18.
  4. ↑ Jane Gardner (2001). "13. Nearest and Dearest: Liability to Inheritance Tax in Roman Families". përmbledhur nga Suzanne Dixon (red.). Childhood, Class and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 213–215. ISBN 0-203-99603-8.
  5. ↑ Dion Kasi, 55.25.5.
  6. ↑ Jane Gardner (2001). "13. Nearest and Dearest: Liability to Inheritance Tax in Roman Families". përmbledhur nga Suzanne Dixon (red.). Childhood, Class and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 205. ISBN 0-203-99603-8.

Bibliografia

Lidhje të jashtme